E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali ofertë për Alex

Klubi në krizë, Arsenali, është duke dhënë ofertë për mbrojtësin e Chelseat, Alex.

The Sun shkruan se trajneri i Topçinjve përfundimisht ka kuptuar se duhet të reagojë pasi u shpartallua në mënyrë të turpshme në disfatën 8-2 nga Manchester United në takimin e djeshëm.

Ekipi nga Emirates tani ka kontaktuar Chelsean për të pyetur për Alex dhe Blutë janë të gatshëm ta shesin lojtarin. Arsenali e vlerëson atë me 7 milionë paund, por rivalët e tyre londinez duan 10 milionë.

Alex, 29-vjeçar, ishte vetëm në bankën e rezervave në takimin të shtunës dhe e ardhmja e tij në Stamford Bridge është e paqartë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›