Fetel fiton në Belgjikë, zhgënjim i madh te Ferrari
BELGJIKË- Sebastian Fetel ka triumfuar në Çmimin e Madh të Belgjikës, duke rritur akoma më shumë distancën nga ndjekësit e tij dhe duke e bërë thuajse të sigurt titullin kampion.
Piloti gjerman i Red Bull, pas një nisjeje jo të mirë, në fund ka ditur të fitojë, duke lënë pas shokun e skuadrës Mark Veber. Një ditë ters për Ferrarin, pasi Alonso, i nisur nga vendi i tetë, kryesoi për një pjesë kohe, falë një garimi spektakolar.
Por, në fund ai u rendit i katërti, duke u kaluar edhe nga Xhenson Baton. Vendi i pestë për Mikael Shumaker.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)