E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditja e radhës e Cityt, De Rossi

Trajneri i Manchester Cityt Roberto Mancini, nuk ka ndërmend të heqë dorë blerjet e reja pavarësisht që solli 4 lojtarë të ri në skuadër.
Informacionet e fundit thonë se City ka dërguar një ofertë prej 25 milionë euro për Daniel De Rossin e Romës, ndërsa pronari i ri i kësaj skuadre ka thënë se dëshiron të mbajë mesfushorin.

“Daniel është një lojtar dhe njëri i madh, ai është i lindur për të luajtur dhe përfunduar karrierën në Romë. Por vendim i përfundimisht do të varet nga ai. Nëse ai ka të tjera ambicie duhet ta marrim parasysh”, ka thënë Benedeto. Kjo deklaratë e presidentit i ka hapur rrugë De Rossit që të kaloi në City, por ai sipas të gjitha gjasave pritet të vendos për këtë ofertë brenda 24 orëve të ardhshme.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›