E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi: Jam në superformë, koha të festoj në kombëtare

FRANCË- Frenk Riberi rikthehet në kombëtare pas shumë kohësh dhe sytë e të gjithë tifozëve francezë për ndeshjet e radhës me Shqipërinë e Rumaninë, janë tek ai. Duke folur për “Telefoot” në Francë, ylli i kombëtares së “Gjelave” ka deklaruar se mezi e pret këtë grumbullim, ndërkohë që synon të “festojë” edhe në kombëtare, pas rezultateve të mira me Bajernin në javët e fundit.

“Me Bajernin kemi hyrë në një cikël të ri dhe jemi duke u zbavitur, - tha ai. – Kam shumë dëshirë, ndjehem vërtet mirë dhe kam nisur të argëtohem në fushë. Kam rigjetur forcën dhe driblimin, që në dy sezonet e fundit i kisha humbur. Tani synoj të festojmë në këto dy ndeshje të radhës”, shtoi Frenk Riberi. Franca do të mbërrijë në Tiranë ditën e enjte, më 1 shtator.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›