E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, pas Benaglios

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 19:11

Portieri i Wolfsburgut, Diego Benaglio ka zgjuar interesim nga Arsenali dhe mund të transferohet në Londër gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar e përditshmja sportive zvicerane Blick.

Arsenali është në kërkim të një portieri, ndërsa më parë spekulohej se kërkon Maarten Stekenelburgun e Ajaxit.

Mirëpo, tani thuhet se objektiv i tyre i ri është Benaglio, i cili u transferua në Wolfsburg nga Nacional në janar 2008 dhe ka bërë gati 100 paraqitje për skuadrën gjermane, duke blinduar edhe portën e Kombëtares së Zvicrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›