Konfirmohen bisedimet me Man Utd

Manchester United ka zhvilluar bisedime rreth transferimit të portierit të Atletico Madridit, David de Gea, ka njoftuar menaxheri i tij, Hector Rincon.
Portieri i parë i Djajve të Kuq, Edwin van der Sar do të pensionohet në fund të këtij sezoni dhe De Gea është njëri prej kandidatëve kryesorë për pasardhës të holandezit.
Pas qarkullimit të njoftimeve se Manchester United ka ofruar 17.5 milionë funte për reprezentuesin U-21 të Francës, menaxheri i tij Rincon ka bërë të ditur se lideri i Premierligës ka qenë në kontakt për klientin e tij.
“Kemi biseduar me Manchester Unitedin, por së pari ata duhet të kërkojnë marrëveshje me klubin. Sido që të jetë, shumica e klubeve evropiane kanë shprehur interesim për De Gean”, tha Rincon për sport.co.uk.