E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kranjcar kërcënon me largim

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 20:10

Niko Kranjcar ka paralajmëruar se është i gatshëm të largohet nga Tottenhami, nëse nuk paraqitet më shpesh para përfundimit të sezonit.

Mesfushori kroat ka startuar vetëm katër ndeshje në të gjitha garat për Tottenhamin këtë sezon, ndërsa në shtatë të tjera u inkuadrua si rezervist, por shënoi dy gola të fitoreve. Për herë të fundit, ai ishte titullar në një ndeshje të ligës më 12 shkurt.

“Jam ambicioz dhe dua të luaj futboll, sidomos në vitet e mia më të mira. Nëse do të isha ende i ri, do të prisja, por 27, 28, 29 janë vitet më të mira të një futbollisti”, tha Kranjcar, 26 vjeç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›