E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lucas vazhdon në Liverpool

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 21:05

Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me klubin. Reprezentuesi brazilian është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në Liverpool, pas transferimit nga Gremio në verën e vitit 2007 për 5 milionë funte.

“Për mua ka qenë vendim i lehtë sepse e di sa i madh është Liverpooli. Mund të shoh se klubi llogarit në mua dhe jam pjesë e planeve të së ardhmes”, tha Lucas i cili ka përforcuar pozitën e tij në skuadër pas largimit të Xabi Alonsos dhe Javier Mascheranos në sezonet e kaluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›