Arsenali pas portierit të Palermos

Arsenali është klubi më i ri që lidhet me një transferim të portierit të Palermos, Salvatore Sirigu.
Sipas Footylatest.com, Arsene Wenger ka vënë syrin e tij në portierin e Palermos, për të zgjidhur problemet me portierët. Arsenali luan në Ligën e Kampionëve dhe pos kësaj, Sirigut do t'i garantohej dhe futboll i rregullt si portier i parë i Arsenalit.