E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinjo: Do ta kthej Kakanë e vjetër


Hose Mourinjo ka deklaruar se ai mund të nxjerrë më të mirën nga mesfushori brazilian Kaka dhe ta kthejë atë në formën e vjetër.

"Kaka humbi shumë në muajt e fundit, por nuk do të jetë problem që ta kthej Kakanë e vjetër. Një lojtar si ai ka nevojë për besim të madh që të krijojë dhe të menaxhojë lojën e tij", theksoi Mourinjo për AS.

Sezoni që sapo e lamë për mesfushorin Kaka nuk ishte një nga sezonet më të mira, pasi që për shkak të dëmtimeve nuk luajti në shumë sfida në La Liga

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›