Kirgistan, 75 persona vdesin nga përleshjet ndëretnike

Dhuna dhe të shtënat kanë vazhduar edhe të shtunën në Kirgistan. Kirgistani i ka bërë thirrje për ndihmë Rusisë në mënyrë që të ndalojë luftimet ndëretnike të cilët kanë vrarë të paktën 75 persona, që cilësohen si më të egrat që nga rrëzimi i presidentit në prill. Qeveria e përkohshme në Kirgistan, e cila pret ndihmë ushtarake nga SHBA-ja dhe Rusia, tha se ishte e pafuqishme për të ndaluar bandat e armatosura nga djegia e shtëpive dhe e bizneseve e uzbekëve etnikë në pjesën e Osh-it. Betejat me armë kanë shpërthyer gjatë gjithë natës nw kryeqytetin Bishkek, ku policia në shpërndau një turmë të rinjsh kyrgyzë për të mos lejuar djegien e shtëpive të uzbekëve etnikë. Policia qëlloi në ajër për të shpërndarë turmën, si dhe i ndoqi ata me qen. Ministria e Shëndetësisë së Kirgistanit tha se të paktën 75 vetë janë vrarë gjatë luftimeve ndëretnike, ku gjashtë prej tyre humbën jetën në rajonin fqinj të Jalalabadit. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur gjithashtu se 1 mijë persona të tjerë janë plagosur.