E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dudek: Reali ka nevojë për Mourinjon


Portieri i Real Madridit, Jerzy Dudek, ka lëvdëruar trajnerin e ri të klubit madrilen, Hose Mourinjo.

"Emërimi i Mourinjos është i mirë për Real Madridin, ne kemi nevojë për të. Largimi i Pellegrinit është pikëllues sepse ai bëri gjëra të mëdha në kohë të shkurtër. Por, duhet të adaptohemi me atë që vjen dhe nëse është Mourinho, ai është më i miri nga të gjithë të tjerët. Përvoja e tij për ekipin do të jetë e mirë, sidomos për mënyrën se si Mourinjo i trajton ndeshjet e mëdha".

"E vërteta është që vitet e fundit, ai ka qenë njëri prej trajnerëve më të mirë, nëse jo më i miri dhe kjo është garanci. Ekipet e Mourinjos janë gjithmonë shumë të forta, me shumë personalitet dhe të gjithë lojtarët e tij janë mirë të vendosur dhe i dinë detyrat e tyre në fushë. Ata janë gjithashtu të mirë në ndërprerje dhe të përgatitur mirë taktikisht. Kjo është me rëndësi për ndeshjet në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, sepse kërkojnë planifikim të mirë", u shpreh Dudek për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›