E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuelë, Chavez kundër ambasadorit të ri të SHBA-së

Presidenti i Venezuelës tha se ai nuk do ta lejojë të sapoemëruarin e SHBA- ve, për ambassador Larry Palmer të marrë postin e tij në Caracas, pasi ai kritikoi qeverinë socialiste të Venezuelës dhe forcat e saj të armatosura.
"Si mendon ti Obama, se unë do ta pranoj këtë zotëri si ambassador?, tha Chavez në një emision të drejtpërdrejtë televiziv, duke vazhduar në këtë mënyrë politikën e tij të theksuar antiamerikane.

Më parë Palmer është shprehur se një ambasador amerikan në Caracas është i nevojshëm, për shkak të mosrespektimit të ligjit në vend, si dhe lidhjeve të qeverisë së Chavez me rebelët komunistë kolumbianë.

Komentet e tij kanë ardhur vetëm pak kohë pasi Kolumbia ka akuzuar Venezuelën se ajo përkrah forcat rebele të territorit të saj.

Pas këtyre akuzave, Chavez i ndërpreu marrëdhëiet diplomatike me Kolumbinë.

Ndër liderët e Amerikës Latine, Chavez ka marrëdhënie më pozitive me kreun e Brazilit, Lula da Silva.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›