Arsenali refuzon ofertën e Bayernit për Sagnan

Arsenali raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Bayern Munich për mbrojtësin e djathtë Bacary Sagna.
Gjiganti gjerman raportohet se ka ofruar 8 milionë paund për francezin. Bild shkruan se Topçinjtë i kanë thënë klubit gjerman se oferta e tyre është "e pamjaftueshme" për të transferuar lojtarin.
Por mund të jetë se Arsenali është i gatshëm të bëjë biznes nëse ekipi nga Bundesliga vjen me një ofertë në vlerën e 15 milionë paund për mbrojtësin, i cili po ashtu kërkohet edhe nga Juventusi në Itali dhe Real Madridi në Spanjë.