E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti: Benitez më zhgënjeu ditët e fundit

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se ai ka qenë i pakënaqur me sjelljet e ish-trajnerit Rafa Benitez.

Disa ditë para largimit të tij, ish-trajneri i Liverpoolit i dha një ultimatum Morattit për transferimet.

“Rafael Benitez më zemëroi. Ai është një trajner i cili ndërton, por nuk kishte asgjë për t`u ndërtuar aty. Ai nuk ishte pasues ideal i Jose Mourinho, një taktik i cili meriton një rikthim këtu pasi ai ishte më i mirë në 15 vitet e fundit”.

“Leonardo? Gjithçka shkon shumë mirë me të. Të gjithë trajnerët kanë nevojë për një periudhë për të fituar dhe mendoj se ai do të jetë në gjendje për të shfrytëzuar avantazhin”, ka thënë Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›