Arsenali shpenzoi 500 milionë stërlina në merkato

Arsenal ka shpenzuar deri tani 500 milionë stërlina, duke ia kaluar edhe skuadrave të tilla si Real Madrid, Bayern Munichun dhe Juventus. 140 milion u përdorën për të sjellë në skuadrën e Mikel Arteta përforcime të tilla si Ben Ëhite, Aaron Ramsdale, Martin Odegaard, Nuno Tavares dhe Albert-Sambi Lokonga. Pastaj, në një finale të furishme në ditën e fundit të merkatos së verës, londinezët e veriut bënë një lëvizje prej 19.8 milionë stërlinash për mbrojtësin e Bolonjës, Takehiro Tomiyasu, për të provuar dhe zgjidhur çështjen e mbrojtësit të djathtë.
Por, përkundër faktit se Arsenali është shpenzuesi më i madh në merkaton e verës në Premier League, tifozët janë me të vërtetë pesimistë pasi panë që skuadra e tyre humbi tre ndeshjet e tyre të para të sezonit duke qëndruar në fund të tabelës. Një nga aspektet më shqetësuese të këtyre ndeshjeve të para, është forma e Nicolas Pepe, i cili ende nuk po ngjitet në pritshmëritë e klubit, edhe pse ka dy vite që ka mbërritur në skuadër me një shifër rekord.
Edhe pse u shpenzuan 72 milionë stërlina, Pepe ka shënuar vetëm 15 gola dhe shtatë asiste në Premier League. Dhe në sezonin e ri ende nuk ka treguar asgjë, edhe pse është një nga lojtarët më me përvojë në skuadrën e Artetas. Mospërshtatja e tij në skuadër, ngre pyetje mbi vendimin e klubit për të sjellë Pepe në vend të yllit të Crystal Palace Ëilfried Zaha, dy vite më parë. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë pati një diskutim me trajnerin e atëhershëm të Arsenalit, Unai Emery përpara sezonit 2019/20, dhe nuk arriti të nënshkruajë.
E drejtuesit e klubit, po kërkojnë llogari nga skuadra, për rezultatet, kur mendojnë që kanë shpenzuar gati 160 milionë paund për merkaton verore. Edhe tifozët pyesin pse aktualisht po shkon keq skuadra, duke pasur parasysh që Arsenali mburret me skuadrën e gjashtë më të shtrenjtë në botë.