E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin: “Dua të luaj për Barcelonën”



Sulmuesi i Arsenalit, Andrej Arshavin, deklaroi se ai është gati të largohet nga “Emirejts” gjatë verës dhe të bashkohet me Barcelonën. Futbollisti rus kishte thënë pak kohë më parë se për çdo lojtar do të ishte një kulm në karrierën e tij të luante për gjigantët katalanas, duke provokuar edhe zemërimin e trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger, ky i fundit shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me një lëvizje të mundshme të Arshavinit. “Unë jam duke shkuar të Barcelona gjatë merkatos së verës”, - tha Arshavin në faqet e revistës “The People”. “Gjithmonë kam ëndërruar të shkoj në Spanjë dhe të luaj për ekipin më të mirë në botë. Ata ishin të pasigurt rreth meje kur unë luajë në Rusi, por unë kam treguar se jam një marrëveshje reale dhe e di se ata janë gati të flasim me mua. Dëshiroj të luaj për një top-skuadër dhe të përpiqem të fitoj çdo kompeticion. Dëshiroj të luaj për ta dhe asgjë nuk mund të ma ndryshojë mendjen”. Arshavini është i vetëdijshëm se duhet të luftojë për një vend në “Kamp Nou”. “Do të jetë e vështirë për mua të konkurroj me Ksavi dhe Iniestën, por ky është kompeticioni që unë dua”.

Didier Drogba: “Faleminderit Stiven Xherard!”

Çelsi fitoi 2-0 në “Anfield Road” kundër Liverpulit, një fitore e çmuar që ja bën më të afërt titullin kampion në Angli. “Reds”-at (Të kuqtë), të cilët po kalojnë një moment aspak të mirë, duket se preferuan t’ia jepnin titullin bluve londinezë se sa Mançester Junaitid. Në faqet e gazetës britanike “The Guardian”, Didier Drogba, foli edhe për pasin e gabuar të Stivën Xherard, që u transformua në gol nga sulmuesi nga Bregu i Fildishtë. “Ai (Xherard) bëri një gabim të madh. Unë pata shansin të gjendesha në atë vend dhe për të pasur mundësinë për të shënuar. Ishte shumë thelbësore për ne, pasi ky gol na dha mundësinë për të luajtur mirë deri në fund të ndeshjes”.

Kroaci, përleshje midis tifozëve dhe policisë

Zagreb, 3 maj – Përleshje të dhunshme midis tifozëve dhe policisë në stadiumin e Zagrebit, në Kroaci, gjatë ndeshjes Dinamo-Hajduk (0-0). Gjatë akteve të dhunës, të cilat vazhduan edhe jashtë stadiumit, një polic mbeti i plagosur rëndë dhe 18 të tjerë morën plagë të lehta. Nga ultrasit, dy mbetën të plagosur rëndë, njëri prej të cilëve i goditur në bark nga një armë zjarri. Rreth 100 persona u çuan në policinë e Zagrebit. Këto ishin aktet më të dhunshme në 15 vitet e fundit.

4 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›