E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Greqi, Merkel: Asnjë vendim Pa Gjermaninë

BERLIN- Kancerlarja gjermane Angela Merkel ka siguar deputetët e Bundestagut, (njëra nga Dhomat e parlamentit gjerman) se asnjë vendim mbi ndihmën për krizën e Greqisë nuk do të merret pa Gjermaninë dhe kundër saj. Ajo ka shtuar se “E gjithë Europa ka sytë nga Gjermania”. Kancelarja gjermane nënvizoi se nga kriza financiare greke del një leksion ose më mirë nevoja për të ndryshuar Paktin e Stabilitetit të BE-së”- ka thënë Merkel, citon Afp.
"Nëse Gjermania do ta kishte miratuar shumë më parë ndihmën për Greqinë, kjo do të ishte e paefektshme", deklaroi kancelarja konservatore.
"Një evropian i mirë nuk është ai që ndihmon shpejt, por ai që respekton traktatet dhe të drejtën evropiane dhe që jep ndihmesën e tij që stabiliteti i zonës euro të mos dëmtohet", shtoi ajo.
Gjermania priti që t'ia kërkonin me ngulm përpara se të binte dakord për të ndihmuar Athinën. Ekonomia më e madhe në Evropë do t'i japë këtë vit Greqisë 8,4 miliardë euro në kuadrin e programit të përbashkët të ndihmës së Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, një ndihmë që opinioni i saj publik e kundërshtoi gjerësisht.
Ligji i nevojshëm për zhbllokimin e këtyre fondeve u miratua dje në këshillin e ministrave dhe pritet të miratohet këtë javë nga Bundestagu dhe Bundesrati, Dhoma e dytë e Parlamentit gjerman.
(s.g/ANSA, ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›