E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: “Interi meriton respekt!”

Trajneri zikaltër, presidentes së Romës: “Askush ka lindur në djep të artë”. Sot në “Olimpiko” do të luhet finalja e Kupës së Italisë, Roma-Inter

Hoze Murinjo përgatit tripletën. Në stadiumin “Olimpiko” kërkon trofeun e parë të sezonit, Kupën e Italisë, një finale që vjen menjëherë pas zhurmës së madhe të shpërthyer pas ndeshjes së Romës. “Nuk flas për kampionatin prej dy muajsh dhe kam ardhur këtu për të folur për Kupën e Italisë”, - deklaroi Murinjo. Më pas erdhi batuta e tij: “Kam fituar pesë kampionate pa asnjë vështirësi dhe shpresoja ta fitoja një në ndeshjen e fundit. Tani që ndodhi kjo, them se është më i bukur se po ta fitoja kampionatin me 20 pikë diferencë. Rivaliteti i tifozerive romane (Romës e Lacios) nuk më intereson”.

ROMA – Murinjo e kishte përcaktuar Romën si rivale para Krishtlindjeve. “E përcaktova për kualitetin e lojtarëve, dy vjet më parë luajtën kundër Interit deri në javën e fundit, luajtën mirë edhe në Ligën e Kampioneve. Sezonin e kaluar luajtën pak më keq, por potenciali i saj u shfaq. Është logjike që një si Roma të përfundojë midis të parave. Kanë fatin të luajnë finalen e Kupës së Italisë në shtëpi (Romë), kanë bërë një sezon të madh. Më vjen keq që nuk fituan Ligën e Europës, e lehtë për tu fituar, pasi dhe finalistet janë dy skuadra (Atletiko e Spanjës dhe Fulham i Anglisë) që në kampionatet respektive mbajnë vende modeste në klasifikim”.

RESPEKT – Interi është në gjuetinë e titullit të parë: “Por edhe të mos fitosh asnjë titull kur ke punuar mirë nuk është një dramë. Nëse arrin në një diferencë prej 30 pikësh nga vendi i parë është një llogari, por nëse ia del të luftosh kokë më kokë nuk është një dramë”. Pas fitores kundër Lacios, presidentja e Romës, Rosela Sensi, foli për turp. “Ne kemi arritur aty ku kemi arritur jo sepse kemi lindur në një djep të artë, po sepse e kemi merituar. Zonja Sensi mund të ketë lindur në një djep të artë, por unë e respektoj. Turp është të vjedhësh, dhe ne nuk duhet të turpërohemi nga asgjë”.

ITALIA – “Gjatë javës së finales së Ligës së Kampioneve (22 maj) shumë do të jenë në pushime, por ne do të luajmë. Është ironia e fatit, por e gjithë Italia do të bëjë tifo për ne në Madrid për ta mbajtur një vend në Ligën e Kampioneve. E pastaj, kundër Interit të gjithë japin maksimumin”.

NAPOLEONI – Murinjo nuk hedh poshtë asgjë, madje as Kupën e Italisë. “Nuk e shoh se përse finalja e Kupës së Italisë nuk duhet të jetë një ndeshje e madhe. Ne do të vijmë vetëm me një objektiv, të fitojmë, janë gjenerata të tëra interistësh që nuk kanë parë një moment të tillë”. 5 maji nuk është një ditë e mirë për Interin. “Për mua, 5 maji kujtohet vetëm vdekjen e Napolonit”

E ARDHMJA – Rreth mundësisë së tij për qëndrimi e tij te Interi pas përfundimit të sezonit, Murinjo tha: “Qëndroj me 100? Në futboll nuk mund të thuash kurrë jo”.

KRUJFI – Në lidhje me kritikën e Johan Krujfit (“Nuk di të humbasë), trajneri i Interit tha: “Nuk më kujtohet kurrë një skuadër e mundur që kundërshtarët nuk e lënë të festojë në fushë pas qenë të përmbytur nga uji”. Pas eliminimit të Barcelonës, punëtorët e stadiumit hapën impiantet e ujitjes së fushës për të mos lejuar lojtarët e Interit të festonin mbërritjen në finalen e Ligës së Kampioneve.

5 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›