E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin: Nuk kam si ta mbaj mend sezonin e kaluar


Andrei Arshavin ka shprehur shqetësimin për sezonin e kaluar të Arsenalit të cilin e ka quajtur 'të mjerë'.

Topçinjtë kaluan edhe një sezon pa trofe të fituar dhe përfunduan në vendin e tretë në Premier Ligë prapa Chelseat dhe Manchester United, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuam në çerekfinale.

"Nuk ka pasur diçka të veçantë në sezonin e kaluar në të cilën gjë do të mund të kujtohem. Sezoni ishte normal, madje do ta quaja edhe të mjerë", ka thënë Arshavin.

Arshavin po ashtu ka shprehur lakminë për bashkë-kombasin e tij Yuri Zhirkov, i cili fitoi Ligën Premier me Chelsean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›