E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Kujdes dhe dashuri për fëmijët


Me rastin e 1 qershorit, Ditës së Fëmijeve në praninë e Presidentit, Bamir Topi, u zhvillua ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike Speciale. Mes pershëendetjeve të shumta Presidenti Topi dha nje apel për të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, dhe për mbarë shoqërinë shqiptare, për të qenë sa më të kujdesshëm , më të ndjeshëm dhe të kontribojne për përmirësimin e jetës së fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në këtë aktivitetet në mjediset e Presidencës ishin të ftuar Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam, përfaqësues të Fondacionit "Vodafone Albania", Komitetit Olimpik Shqiptar, dhe të Olimpikut Special Shqiptar.

Ndërkohë më herët Presidenti Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, me rastin e Festës së Fëmijëve 1 Qershorin priten në mjediset e Presidencës fëmijë të dalluar të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit. Mes të tjerash u realizua një program me vjersha dhe këngë të përgatitura nga vetë fëmijët për këtë ditë dhe më pas, fëmijëve iu shpërndanë dhe dhuratat simbolike të festës së tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›