E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin: Po luaj i lënduar

Mesfushori sulmues Andrey Arshavin, i cili në muajin janar u transferua tek Arsenal, thotë se është duke luajtur i lënduar.Arshavin ka thënë se ai vazhdon të ketë probleme me lëndimin e këmbës të cilin e ka pësuar në muajin e kaluar, gjatë përballjes me Blackburnin."Kam një problem me këmbën e djathtë, por nuk do flas shumë për të. Është problemi im dhe duhet ta tejkaloj. Fakti se luaj, do të thotë se gjithçka është mirë", ka thënë rusi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›