E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romela Begaj, shpallet kampione e Evropës

Romela Begaj është shpallur kampione e Europës në stilin e shkëputjes në peshën 58 kg, ndërkohë që në dy garësh është renditur në vendin e 3-të duke u mjaftuar vetëm me medalje bronzi. Në Europianin që po zhvillohet në Rumani, peshëngritësja shqiptare ngriti në shkeputje 96 kg, po aq sa bullgarja Navikova, por fale peshës trupore më të vogël arriti të zërë vendin e parë. Begaj nuk pati të njëjtin sukses në stilin e shtytjes duke u renditur në vendin e 4-t me 111 kg, ndërkohë që në dy garësh u rendit e treta duke ngritur në total 207 kg. Vitin e kaluar 22-vjeçarja u shpall nënkampione e kontinentit, duke ngritur në total 212 kg. Romela Begaj është peshëngritësja e vetme që përfaqëson Shqipërinë në kategorinë e femrave, ndërkohë që ditët e ardhshme do të tentojnë meshkujt për të rikthyer medaljet që mungojnë prej kohësh prej tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›