E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi thellon diferencën me Juven (video)

Udine - Interi arriti të marrë një fitore të vyer në transfertën e vështirë të Udinezes me rezultatin 1-0, duke e çuar në 9 pikë diferencën me Juventusin, falë edhe barazimit të tyre. Skuadra e Hoze Murinjos nuk arriti të shënonte më shumë se një gol, edhe ky i shënuar nga vetë futbollistët e Udinezes në portën e tyre.

Falë autogolit të Islas në minutën e 77-të, Interi i afrohet më shumë se kurrë titullit pas 30 javësh kampionat. Kryesuesit kanë arritur të grumbullojnë 72 pikë, ndërsa Udineze ndodhet në vendin e 14-të në kuotën e 36 pikëve.

Më poshtë do të paraqesim në video përmbledhjen e takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›