E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshi Pipa Sot per sot gegerishtja letrare ka vdekur

Gjuhetaret komuniste kane zhdukur cdo gjurme te studimeve ne gjuhesi per te ngritur sistemin e tyre duke iu referuar ideo-shkences staliniste dhe kjo te kishte vulen e emrave te tyre si krijues. Egoizem dhe utopizem i deshtuar me te cilin u mbajt ne kembe diktatura. Nje prej ketyre eshte mohimi i studimeve te Konices nga Shaban Demiraj gjuhetari Androkli Kostallari eshte udheheqesi i instalimit te reformes ushtarako-politiko ne gjuhesi. fare nuk eshte prekur deri me sot pas 20 vitesh demokraci eshte si ndodhi njesimi i shqipes dhe ndalja e marrjes fryme te gegerishtes. Arshi Pipa ne librin e tij Politika e gjuhes ne Shqiperine socialiste eshte i pari qe i ben autopsine e standardizimit te shqipes ne rrafshin gjuhesor politik historik letrar

Sot per sot gegerishtja letrare eshte praktikisht e vdekur. Kur deklaron kete jashte kufijve te Shqiperise Arshi Pipa e ka kryer detyrimin e tij historik per gjuhen dhe kulturen shqiptare duke denoncuar ne vitin 1989 masakren e panjohur komuniste larja e hesapeve me gjuhen dialektet gege e toske adaptimin e modelit stalinist duke prodhuar nje gjuhe te tipit politiko-ushtarak. Njesimi i shqipes ne nje standard gjuhesor ose sic njihet ne Shqipen e Njesuar Letrare ShNjL eshte historia e nje utopie te deshtuar tipike diktatoriale komuniste. E para gje me te cilen na prezanton Arshi Pipa ne librin e tij Politika e gjuhes ne Shqiperine staliniste. Nje monografi qe ka zene vend ne biblioteken evropiane botuar me lsquo89 nga Columbia University Press Nju Jork. Ne shqip ky botim vjen pas 20 vjetesh duke na njohur me pjesen me te erret te historise sone gjuhesore nen diktature. Jane botimet Princi nje perkujdesje e shkrimtarit Myftar Gjana qe monografia te prezantohej pa fryme akademike ne panairin e librit. Mu per kete u cmua se Arshi Pipa ishte nje ze i fshehur per ata akademike qe nuk flisnin dot nen terror. Libri eshte perkthyer nga anglishtja prej Primo Shllakut ne dy versione gege e standarde.

Ndersa momenti kur botohet ky liber ka dy ane njera sic thane dhe ne provim e gjen shqipen ne kushte me ideale per ta shkuar historise ne vend dhe ne ane tjeter cdo gege do shohe hidhur ne pasqyre te vet se si standardja e ka rrenuar. Jane te rralle ata qe shkruajne sot gegen letrare Dhe shpesh qellimi per ta ringjallur e kercet me shume si gjuhe sesa mban natyrshmeri. Ne kete arsye vleresohet si guxim dhe botimi nga Gjana i ketij libri pa asnje mbeshtetje financiare prej ndonje fondacioni kulturor shqiptar qe ngordh per shqipen a ministrie qe strategji ka kulturen Kjo monografi tani e vendos Pipen ne nje koherence me debatet evropiane per gjuhet per utopine e nje gjuhe te persosur - ndersa te gjithe shohim hidhur nga pas te kaluaren e shqipes. Per kete Pipa thote qysh ne hyrje Shkaterrimi i saj erdhi pas nje fushate sistematike terrori kunder individeve e grupesh gege antikomuniste oficere te mbretit Mbreti Zog vete ishte gege bashkepunetore te pushtimit fashist e nazist shumica gege kleri shumica katolike pesuan goditjen me te rende te nje partie ateiste intelektuale qe guxuan per ti thene jo regjimit stalinist dhe madje edhe njerez te thjeshte e fshatare qe u munduan te benin njefare qendrese. Heqja nga qarkullimi i gegerishtes letrare per studiuesin e ka shpjegimin e vet antigegizmi me i erret i udheheqjes toske staliniste.

Mund te duket e ashper gjuha e Pipes por konturi i tij gjen lidhje paralele me politiken staliniste - modeli te cilit donte ti ngjante Enveri dhe te krijonte arketipin e tij diktatorial te pangjashem.

Ne 11 kapituj Pipa merr ne analize gjithe strukturen e lindjes dhe krijimit te sistemit te ri te ShNjL qe pati ne krye si strateg gjuhetarin Androkli Kostallari.

Pipa merret me tre fjalore baze te shqipes ate te Kristoforidhit Kostaq Cipos dhe me 80 fjalorin e nje grupi gjuhetaresh te udhehequr nga Androkli Kostallari. Me heret perpjekjen per te pasur nje gjuhe te perbashket me perzierjen e dy dialekteve Fishta do ta cilesonte gjuhe mushke duke qene kunder krijimit te fjaleve te reja nga perzierja te cilin Pipa e vendos ne thember te gegerishtes si reference dhe perjashtim. Studiuesi e percakton qysh ne hyrje se ndarja krahinore mes gegeve dhe toskeve pasqyron me shume ndryshime kulturore sesa politike. Ne nje sinteze te shkurter Pipa vendos nje parahistori se kjo ze fill me ndarjen e Perandorise Romake ne dy pjese ne ate te Lindjes dhe ate te Perendimit. Pas kesaj ndarjeje Shqiperia i perkiste politikisht Lindjes kurse kishtarisht Romes.

Pipa jep ne kete liber nje pershkrim te hollesishem te procesit kur thote se si u perftua kokteji marrist-stalinian. Nga ky konkluzion kuptohet se shqipja standarde ka te beje pak me shkencen e gjuhesise pasi funksioni i ketij standardi eshte per te siguruar hegjemonine toske mbi geget per brezat e ardhshem. Derisa ata te harrojne edhe emrin e krahines se tyre ne perputhje me parullen as gege as toske por vetem shqiptare - kjo teze e Pipes e parashikuar eshte e frikshme per ta thene se sot ka ekzakt rezultatin. Ne fakt ShNjL - thote Pipa - nuk eshte tjeter vecse nje variant i perpunuar i toskerishtes si fonologji e gramatike kurse fjalori i saj permbledh pjesen me te begate te leksikut dhe frazeologjise gege e shperlare kjo me fono-morfologjine toske sa per te mos lene asnje shenje as gjurme se prej nga vjen. Kete dukuri te cuditshme ai e quan nje kolonializim shtepiak gjuhesor.

Sot per sot gegerishtja letrare eshte praktikisht e vdekur - sa eshte e vertete te thuhet realisht kjo. Gjuhetaret e sotem as nuk jane pergatitur ndonjehere ta rrefejne vete sistemin qe u ngrit per shkaterrimin e gegeve. Madje ka kundershtare e ithtare te forte te standardes pa ditur e mesuar se si mberriti ajo te zoteroje Ndaj libri i Pipes mbetet nje literature praktikisht qe me shume mund te kaloje ne heshtje sesa mund te ngjalle polemike Aq me teper te hape ndonje debat 20 vjet e tregojne kete. Heshtja mbi kete liber mund ti shtyje ditet e agonise se komunisteve te fundit qe kane pasur gisht ne kete dhune gjuhesore. Po edhe ne dalshin balleperballe Pipes statura e tyre e sotme gjuhesore mund ti beje me shume qesharake sesa kompetente qe tia hedhim kesaj e te vuloset kriptokomunizmi duhet lexuar mire Politika e gjuhes ne Shqiperine staliniste. Ne retrospektive Pipa na kujton librin Marksizmi dhe gjuhesia 1950 prej ku nisi sulmi i vertete kunder gegeve kur ndodhi revolucioni kulturor shqiptar 1966-1967 i imituar ky sipas modeleve te revolucionit kulturor te Maos dhe i motivuar nga shqetesimi i ngjashem per ta riafirmuar hegjemonine e kercenuar te grupit ne pushtet.

Standardizimi i gjuhes qe pjese e nje serie politikash ngushtesisht barabitese thote Pipa te cilat revolucionarizuan jeten e vendit ne fusha krejt te ndryshme si bujqesia e kultura ushtria e feja nomenklatura e partise dhe letersia ne shkelje te plote te parimit baze marksist se ndryshimet superstrukturore vijne pas atyre strukturore dhe se kane prirje per te zgjatur ne kohe.

Shqipja standarde eshte nje koktej doktrinash kunderthenese njera prej te cilave eshte Doktrina e re e Marr-it i cili shpiku idene e revolucionit gjuhesor.

Ne paranteze Pipa shenon se Marr-i sundoi mbi gjuhesine sovjetike ashtu sikurse Stalini sundoi shtetin sovjetik. Kjo thote Pipa tingellon mjaft ironike qe ishte Stalini ai qe e shpartalloi Marr-in dhe pikerisht per ate veper prej se ciles gjuhetaret shqiptare thithen argumentet per sajimin e ShNjL.

A ka me gege Kesaj pyetjeje per te cilen Pipa lajmeroi se parulla e mesiperme ne thelb kishte kuptimin ska me gege. Duhet kuptuar kjo sot sepse veshtire eshte te depertoje gegnishtja si letersi psikologji e kulture. Per arsye se nuk jane te pakta rastet kur me sforco nje pjese e mire e shkrimtareve te veriut te sotem qe jane dyndur ne Tirane bejne lufte si me mullinjte e eres per ringjalljen e gegnishtes. Kur geget te kene marre vesh se cpasoja u sjell atyre epersia toske si perdorues te nje dialekti te denuar me shuarje kur me ne fund do te kuptojne permes frustrimesh te perseritura se imponimi per te folur gjuhen me prestigjioze do te sherbeje si mase diskriminues per nivelin e tyre te inteligjences madje edhe per shkallen e tyre te konformimit me ideologjine e pushteteve ne kohehellip

Pra kur keta ti kene kuptuar te gjitha keto a do te vazhdojne te qendrojne te qete e duarkryq Pipa pas kesaj qartesie e thote ne profeci se ne nje te ardhme jo te larget cfare turbulluan Jugosllavine ceshtjet gjuhesore do te rrezikojne edhe tek ne per nje percarje te mundshme. Argumenti eshte i pashmangshem psikologjik pasi zemerimi i ndrydhur ka prirjen per te shperthyer.

Ndersa Pipa do vazhdonte Kushdo mund ta marre lehte me mend se cfare mund te sjelle nje deshtim gjuhesor me emrin e genjeshtert shqipja letrare e njesuar nje gjuhe e sajuar fshehurazi qe te le me premisen e vrasjes se binjakes se vethellip

Pipa e mbeshtet logjiken e spastrimit te gegnishtes ne te gjithe shtrirjen e ketij pamfleti politik per shqipen nese e quajme keshtu ne perllogaritje statistikore duke iu referuar e permendur gjithnje se merret me nje raport te fjaleve ne faqet e para te Fjalorit qofte te Androkli Kostallarit lsquo80 pak me here te Kostaq Cipos me lsquo54 dhe akoma me heret ne ate te Kristoforidhit.

Analiza kronologjike e procesit te ShNjL zbulon se ideja e njesimit te gjuhes ne kuptimin e eliminimit te gegerishtes letrare i ka rrenjet ne tezen e Stalinit mbi gjuhen ngadhenjimtare. Monografia e Pipes nis me nje analize mbi ndryshimet fonologjike e morfologjike te dy dialekteve me sugjerime per nje gegerishte letrare te njesuar qe i pergjigjet toskerishtes letrare te njesuar si dhe nje ndreqje rastesore me shpresen e afrimit revolucionar te dy dialekteve.

Pipa thote prere e ne menyre perfundimtare se ShNjL eshte nje instrument politik i imponuar mbi geget per te perjetuar nenshtrimin e tyre ndaj udheheqesve ngadhenjimtare toske ne mosperfillje te plote te pasojes se rrezikshme qe kombi te ndahet ne qytetare te kategorise se pare dhe te kategorise se dyte me gjuhen si test dallues.

Synimi per te prodhuar nje konformizem gri e quan perpjekjen ne kete liber per te zbuluar se gjuha si magazine e si percuese e ideologjise nuk mund te jete indiferente ndaj politikes. Rasti eshte kur ushtrimi i pushtetit permes perdorimit ose keqperdorimit te gjuhes mund te jete shume i sterholluar kur ai orvatet per ta coroditur marreveshjen ose edhe krejt dhunshem kur ka per synim te prodhoje nje konformizem gri. Ky liber merret me kete alternative te fundit hibridizim rast mjaft i pashoqe e cileson Pipa. Studiuesi sjell shembullin e Norvegjise per te pare se pasja e me shume se nje idiome letrare brenda nje kombi ka kuptimin - ashtu si ne letersine e lashte greke ne kulm te lulezimit te saj - e pasurise dhe jo te mungeses.

Pasi permend nje tradite letrare te perbashket gege e toske duke nisur me tekstet me te hershme te shek. XVI me Buzukun e per te mberritur deri ne vitet 30 si shembull merr gazeten e Konices Albania ku numrat e saj te pare permbanin tekste edhe toskerisht edhe gegerisht. Nese Kongresi i Manastirit arriti te njesonte alfabetin Pipa terheq vemendjen se problemi i nje gjuhe te perbashket letrare u la per me vone per shkak te veshtiresive ne lidhje me ndryshimet e medha fonologjike midis dy dialekteve.

Nje perpjekje per kete Pipa e sheh edhe tek Komisia Letrare e Shkodres me 1916 qe do te diskutonte ceshtjen rreth gjuhes letrare shqipe te perbashket. Anetaret me te rendesishem Gjergj Pekmezi Aleksander Xhuvani Luigj Gurakuqi Gjergj Fishta e Ndre Mjeda ishin te gjithe gege dy te paret ortodokse dhe tre te fundit katolike. Vendimi i komisise ishte te adaptoje idiomen gego-jugore te Elbasanit me disa permiresime si baze per konvergimin e dy dialekteve pas nje kompromisi te arsyeshem. Kete Pipa e quan vetem nje tendence-tregues sesa natyre normative. Pese normat ishin leshime ndaj dialektit toske qe ruan e e cila bie ne gegerisht as zanoret e gjata dhe hundoret nuk shenohen ruan diftongjet ua ie ye dhe nuk asimilon mb nd ngj. Komisia Letrare e Shkodres ne pjesen e saj dermuese e perbere prej anetaresh gege u ndie e detyruar per ti bere keto leshime te rendesishme toskerishtes per hater te afrimit te dialekteve cfare shpresohej se do ta conte te nje shqipe e perbashket letrare.

Por Pipa ketu shenon verejtjen se parimi i komisise ishte ai fonetik qe do te thote se grafema e nje fjale duhet te perputhet me shqiptimin e saj. Por kjo sipas Pipes funksiononte per tosket kurse per geget jo. Ndaj Komisia Letrare sipas studiuesit ne fakt e shkaterroi parimin themelor te projektit te saj reformues zelli patriot dominoi mbi rreptesine shkencore.

Pas vendimeve te Komisise Letrare tendenca letrare ne Elbasan fitoi terren ne zyrat e shtetit dhe ne shkolla. Pipa na permend per kete se Xhuvani ne kete kohe dhe gjate ishte sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit ndersa tendenca letrare ne Shkoder e preku letersine nga prestigji i shkrimtareve te saj madhore si Fishta Mjeda Koliqi dhe Migjeni.

Kjo panorame vjen nga Pipa si situate gjuhesore gjate periudhes se pavaresise se vendit pas Luftes se Pare Boterore lsquo20-lsquo39 si dhe gjate pushtimit te vendit prej Italise dhe Gjermanise lsquo39-lsquo44. Kjo eshte periudha ku u shkruan te dy dialektet gege e toske pa pasur perpjekje per njesim.

Me ardhjen e komunizmit ndryshon e gjithe situata. Pipa tregon se si toskerishtja u be gjuha zyrtare e partise dhe e shtetit. Ne vitin lsquo52 Lidhja e Shkrimtareve vendos qe botimet te dilnin ne toskerisht. Ndonese Pipa na vendos kete date si nisje te toskerishtes me heret ne lsquo49 ne Konferencen III te Lidhjes Kostaq Cipo mban nje referat per pastrimin e gjuhes shqipe duke i paraprire ndoshta ketij vendimi. Gjithsesi Pipa na njofton se gegerishtja letrare u ngushtua vetem ne sferen e letersise artistike qe vazhdonte te lejohej ndersa po humbte terren.

Shpejt - thote Pipa - dialekti toske e mundi dialektin gege. Ne vitin 1956 del nje manifest per kete qellim. Dalengadale - thote Pipa - shkrimtaret gege pushuan se shkruari dialektin e tyre. Kjo eshte pjesa me e rende qe na pohon Pipa ku gegerishtja u be privilegj i shkrimtareve te Kosoves. Vitet lsquo66 69 kur vendi u perfshi ne revolucionin kulturor Pipa na konstaton se u zhduken perfundimisht gjurmet e gegnishtes. Nuk eshte aspak e rastit qe vepra vendimtare qe do te caktonte ate cfare do te quhej gjuhe letrare e njesuar Rregullat e Drejtshkrimi te Shqipes 1967 ndodhen kur revolucioni kulturor ishte ne kulmin e zhvillimit dhe qeveria shpalli planin e saj te katert pesevjecar per kolektivizimin e plote te bujqesise - na thote Pipa.

Por ishte akoma me e dhimbshme fakti kur kosovaret e perqafuan gjuhen zyrtare shqipe per te theksuar kombesine e tyre shqiptare si proteste kunder refuzimit te federates jugosllave per ti dhene Kosoves statusin e republikes. Pipa thote se pranimi nga ana e kosovareve e shqipes standarde shenon triumfin e politikes gjuhesore te ndjekur nga udheheqja e Tiranes. Derisa me lsquo72 me Kongresin e Drejtshkrimit shpall shqipen e njesuar letrare si te vetmen gjuhe letrare ku erdhen perfaqesues nga Kosova dhe Maqedonia. Ata e pranuan ShNjL nen parullen nje komb nje gjuhe letrare. Pipa thote se me gjuhen zyrtare te Shqiperise staliniste edhe Kosova u njejtesua me stalinizmin shqiptar.

Ata nuk arriten per te kuptuar se gjuha percon ideologjine ne ate menyre qe lumi bart dheun prej brigjeve te veta ideologji qe ne Shqiperine staliniste ishte perdorur edhe per te ilustruar deri rregullat gramatikore.

Kostallari dhe Kongresi i Drejtshkrimit

Komunizmi shqiptar eshte me se shumti dukuri e jugut shqiptar. Me kete fjali Pipa terheq vemendjen se eliminimi i gegerishtes letrare eshte vendosur nga shumica derrmuese e udheheqjes se Partise Komuniste Shqiptare.

Imponimi i toskerishtes mbi gegerishten sipas studiuesit eshte tipik politiko-ushtarak. Pra nje diktat ngadhenjimtar mbi te mundurit antikomunistet.

Kongresi aq i perfolur i Drejtshkrimit i vitit 1972 me analizen qe i ben Pipa ceshtjes se shqipes gegnishte merr realitet te qarte ashtu si ne letersi se si u eliminuan shkrimtaret duke iu besuar fjalimi kryesor per te bere kryqezaten Shefqet Musarajt edhe ne gjuhesi kumtesa qendrore u mbajt prej Androkli Kostallarit si kufi i nisjes se fushates se spastrimit te gegnshites me botimin e broshures Gjuha e sotme letrare dhe disa probleme themelore te drejtshkrimit te saj. Pipa per kete na ve ne dijeni se normat e shqipes se njesuar letrare ShNjL u paraqiten nga drejtshkrimi i gjuhes shqipe botuar me lsquo73 hartuar nga nje grup me Kostallarin ne krye. Me lsquo76 del edhe Fonetika dhe gramatika e gjuhes se sotme letrare shqipe e hartuar prej nje grupi me ne krye Mahir Domin. Intensiteti i botimeve gjuhesore pas 72-shit rritet sheh driten edhe Fjalori drejtshkrimor i gjuhes shqipe prape me ne krye Kostallarin gjithashtu edhe autor i Gjuhes letrare shqipe per te gjithe 1976.

Pipa vere se nga tradita e gjate e gegerishtes u bene pak leshime ne favor te saj si perfshirja e disa vecantive fonologjike gege. Por duke u nisur nga te gjitha botimet e mesiperme ku si hap te fundit per fundosjen e gegerishtes eshte fjalori i gjuhes shqipe me lsquo80-n trupezimi i leksikut gege nis me heret me lsquo54 me fjalorin e Kostaq Cipos te gjitha hartuar nga nje grup me ne krye Kostallarin Pipa thote Duke gjykuar rolin udheceles te Kostallarit ne reformen per shqipen e njesuar letrare mund te themi se ShNjL mban vulen e Kostallarit.

Ne fakt sic shihej dhe nga fushata e spastrimit edhe ne letersi gjuha nuk mund te perjashtohej. Ne Konferencen e Trete te Lidhjes se Shkrimtareve me 1949 pervec komplotit per te fundosur gjithe trashegimine letrare deri ne vitet e luftes vihen re edhe lufta paralel per pastrimin e gjuhes. Ndonese Pipa e sheh fjalorin e Cipos me pak te rrezikshem per gegerishten duhet te themi se nje fjalim i Kostaq Cipos rreth pastrimit te gjuhes shqipe rreh te coje uje ne kete hulli duke pasuar ne vitet e mevonshme qe e lidhim edhe me fjalorin e lsquo54-s.

Metafora e bashkimit te kaloresit me kalin e vet

Pipa arrin te percaktoje ne kete monografi edhe natyren dhe shkallen e njesimit gjuhesor duke na pohuar se termi pas te gjithash eshte thike me dy presa. Pse Pipa e paraqet kaq misterioz gjithe kete percudnim te gegerishtes dhe e sheh si sfide kanosese per gjuhen shpjegohet me faktin e gjetjes se atyre gjurmeve pse diktatura ne Shqiperi jo vetem shkoi pike per pike me stalinizmin por donte te krijonte dhe arketipin e saj nje lloj sindrome qe preku shkrimtaret egoiste medioker si dhe gjuhetaret si shans per ti dhene shpjegim kesaj shkencor ideologjikisht.

Panorama politike e prirjeve te vendeve te medha per te kaperdire te voglat si sundim - e con Pipen te na paraqese metaforen e bashkimit te kaloresit me kalin e vet. Nje lloj utopie sundimesh qe nje kuptim semiotik e gjejme tek Umberto Eco ne librin Ne kerkim te gjuhes se persosur ku gjithe delirin evropian per te njesuar gjuhen e sheh si histori deshtimi dhe iluzioni.

Por duke iu kthyer Pipes kete marredhenie ai e ilustron edhe ne mes gegerishtes dhe toskerishtes brendaperbrenda reformes se ShNjL ku sipas studiuesit tosket jane kaloresit e geget kali.

Per ta vertetuar kete teze gjeja e pare qe na sugjeron Pipa eshte te veshtrojme ndryshimet mes dy dialekteve si e domosdoshme per te pare prurjet e gegerishtes letrare ne ShNjL. Analiza i takon konceptit te njesimit qe na sjell studiuesi se si eshte realizuar ajo dhe cfare e motivoi reformen e ShNjL duke lene ne fund rrjedhojat ne aksiomen se ceshtja gjuhesore eshte tejet e rendesishme politikisht per ato kombe te cilat e njesojne veten me gjuhen e vet.

Per te marre konkretisht lenden baze gjuhesore Pipa ne kapitullin e pare vendos ndryshimet strukturore mes gegerishtes dhe toskerishtes duke u nisur nga theksimi fonologjia zanoret dhe bashketingelloret morfologjia sintaksa si dhe sistemet e drejtshkrimit gege e toske duke iu referuar ketu ndihmes se Konices.

Ne fonologji sa u takon zanoreve nder te tjera Pipa ve ne dukje se shume shkrimtare gege perdorin formen toske per hater te afrimit te dialekteve. Por studiuesi heq nje verejtje te holle ketu duke iu referuar hundakes se gegerishtes veriore per te shenuar zanoret hundore duke shenuar se nazaliteti gege ne te kaluaren nuk ishte kaq i shpeshte sa sot. Buzuku vazhdimisht e shkruan anshte karshi asht qe shkruhet sot. Ndersa na thote se Matrenga me i hershmi autor toske duket se nuk i dallon zanoret per nga gjatesia e nazalitetit. Dilema e Pipes per kete ekzistence fonologjike eshte Mos duhet te nxjerrim perfundimin se toskerishtja nuk kishte pase kurre tinguj hundore Na duket se e kunderta eshte e vertete. Jep shembuj per kete qofte nga Kolonja dhe Himara. Gjithe kete hulumtim shkencor te Pipes nje kete drejtim mund ta quajme si histori jo rezistente per gegerishten duke e vleresuar toskerishten si me konservative duke dalluar shume pak ndryshime.

Rotacizmin mbi bashketingelloren duke shkuar deri ne mesjeten e hershme Pipa e sheh se ka pasuruar potencialin zanor gojor te toskerishtes. Keto dy dallime kryesore te evidentuara si nazalizmi gege perballe rotacizmit toske vijne si me te vjetrat. Kjo eshte nje shenje reduktuese per geget. Por megjithate nga gjithe kjo lende Pipa konstaton se e folmja gege ka me teper peshe eshte me e ngjeshur dhe zoteron kadence mjaft te rende. Ndersa e folmja toske eshte me e shkathet me e gjate e lehte ne levizje dhe me e larmishme.

Duke folur per shkrimtaret gege te veriut qe kane perqafuar trajten gege qendrore dhe ate toske Pipa vjen tek nje nga permbajtjet me delikate te zhdukura nga gegerishtja ndryshimin e madh morfologjik qe ka pesuar ajo. Pikerisht aty ku paraqitet si me e begate gegerishtja. Behet fjale per pranine e paskajores ne gegerisht e mungesa e saj ne toskerisht. Handikapin qe veren Pipa lidhet me perpjekjen toske qe kurre nuk arrin ta zevendesoje paskajoren gege pa ndryshuar komplet strukturen e fjalise. Paskajorja e gegerishtes qe krijohet me parafjalen me i qelloi te zevendesohej nga fjalezat per te duke detyruar te nderrohej krejt idioma gege. Pipa thote se mungesa e paskajores ne toskerisht qe e con ne periudha edhe me te vjetra nga fragmentet e Ungjillit e te Matrenga ka lene pasoja te formimi i kohes se ardhme. Duke shqyrtuar anen sintaksore ne shembuj konkrete ne gege e toske Pipa thote se pikerisht ketu rrefehet shqipja e organizuar ne nje pavaresisht dallimeve dialektore.

Pse Shaban Demiraj nuk e ze as me goje Konicen

Arshi Pipa

Sistemet drejtshkrimore gege e toske ndihmesa e Konices

Mbi bazen e dallimeve te rendesishme fono-morfologjike u perpunuan edhe sisteme te ndryshme te drejtshkrimit. Kongresi i Manastirit i cili praktikisht zgjodhi alfabetin latin nuk u muar ndonjehere me ceshtjen e nje gjuhe te perbashket. Problemi ishte i pazgjidhshem. Kjo shpjegon edhe pse Komisia Letrare vetem shtroi nje numer tezash qe do te conin ne afrimin mes dy dialekteve ato qe perbejne edhe leshimet e gegeve ndaj toskeve. Keto leshime u kthye ne angazhimin moral kur Tirana qytet gege u zgjodh si kryeqytet i kombit ne Kongresin e Lushnjes 1920. U krijua keshtu nje situate e favorshme per afrim rezultat i se ciles ishte krijimi i gegerishtes letrare ne dy variante ate te Shkodres dhe ate te Elbasanit. Po keshtu edhe toskerishtja letrare evoluoi themeluar prej vellezerve Frasheri Samiut e Naimit i pari filolog i klasit te larte Gramatika e tij e shqipes daton 1886 dhe i dyti nje poet shume popullor.

Faik Konica botuesi i Albanias 1898-1909 me e mira gazete e periudhes se para pavaresise i dha toskerishtes letrare nje pamje te kultivuar dhe elegante. Ky ishte i pari e i fundit shkrimtar toske me ndikim i cili u orvat seriozisht qe ta takonte gegerishten ne gjysme te rruges Konica kishte studiuar ne kolegjin jezuit te Shkodres duke future tipare fono-morfologjike te gegerishtes sic eshte rasti i hundakes per zanoret hundore me/ ma u be/ u ba. Per njefare kohe Konica perqafoi shkrimin e shoqerise Bashkimi te Shkodres. Ndihmesa e tij me e madhe per afrimin e te dy dialekteve ishte heqja e e-ve fundore te fjalet tejfundore. Naim Frasheri shkruan Ghite Shqipetarete duhete te jene vellezerhellip por Konica shkruan Shqipetaret duhet pra ai i shkruan keto fjale po ne ate menyre qe i shkruajne sot te dyja palet si geget si tosket duke hapur keshtu nje shteg per gjetjen e perdorimin e nje forme te perbashket te njeres nga format qe perbenin dallimin madhor mes dialekteve. Ai qe i pari qe perqafoi formen gege te mbareses -ueshem per mbiemrat foljore te potencialit i lakmueshem i arsyeshem. Dhe ne numrin e fundit te Albanias 12 1909 ai i dallon zanoret e gjata ose duke i dubluar ose duke u shtuar nje e pas saj te ree shtepie. Ai bile do me thene e me raste perdor edhe paskajoren gege. Cudi e madhe As qe zihet me goje Konica te Historia e gjuhes shqipe e Shaban Demirajt kapitulli i dyte i se ciles titullohet Levrimi i shqipes gjate shekullit XIX. Pra Konica e kishte filluar botimin e Albanias qysh me 1897.

Titulli i mesiperm eshte redaksional

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›