E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykate sot vendoset lirimi ose jo i Pinarit dhe Delijorgjit

Gjykata e Tiranes vendos sot nese do liroje apo jo dy nga kater te pandehurit e akuzuar per tragjedine e Gerdecit Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji. Pas vendimit te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte dy te pandehurve do tu rivleresohet masa ndersa gjykata do te perllogarise ditet e tyre ne paraburgim qe prej mberritjes se dosjes ne Gjykaten e Larte. Madje ne vendim e tij Kolegji Penal argumentonte se jo vetem qe perllogaritja do behej prej dites se mberritjes se dosjes ne Gjykaten e Larte por nderkohe nuk do llogariteshin si pezullim i afateve te paraburgimit leja e veres se gjyqtareve dhe ditet e pushimeve ne fundvit. Ky vendim i Gjykates se Larte i hap rrugen lirimit te Delijorgjit dhe Pinarit pasi tre muajsh ata kane perfunduar afatet e paraburgimit. Por nderkohe qe sot vendoset per Pinarin dhe Delijorgjin neser gjyqtari Hado dhe trupi gjykues qe drejton do te vendose mbi fatin e kerkeses se Dritan Minxollit te pandehurit tjeter te arrestuar i cili ka kerkuar lirim te menjehershem duke shfrytezuar edhe vendimin e dhene nga Gjykata e Larte per Pinarin dhe Minxollin. Vendimi i gjyqtarit Besnik Hoxha do te paraprije ate qe pritet te jepet nje dite me vone nga gjyqtari Hado.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›