Buxheti i shendetesise leket shkojne per spitalet

Zv.ministri Spahia Shendetesia 9 rritje te buxhetit. TVSH per barnat debat ne komision
Buxheti i shendetesise per vitin e ardhshem ka nje rritje prej 9 per qind. Financimin me te madh e thithin spitalet e te gjithe vendit me nje fond prej 12 miliarde e 745 milione lekesh 3 me i larte se vitin e kaluar. Ne buxhetin e vitit te ardhshem shendetesia ka parashikuar rritje pagash per personelin shendetesor po keshtu investime ne sektorin paresor. Ne ekspozene e zevendesministrit te Shendetesise Bardh Spahia para Komisionit parlamentar te Shendetesise deklarohet se buxheti per 2011-n eshte rritur krahasuar me nje vit me pare. Gjate raportimit te zv.ministrit Spahia ka pasur debate nga ana e deputeteve te opozites te cilet kane cilesuar buxhetin e pamjaftueshem. Nje tjeter pike debati ishte edhe vendosja e TVSH-se prej 10 prej vitit te ardhshem per ilacet ku sipas opozites kjo do te shtrenjtoje ndejshem cmimet e ilaceve. Pas me shume se dy ore diskutimesh opozita deklaroi qendrimin kunder projektbuxhetit dhe keshtu buxheti i shendetesise u miratua ne parim vetem me votat e mazhorances.
Buxheti
Pak me heret ne ekspozene e tij zevendesministri i Shendetesise Bardh Spahia ka paraqitur ndarjen e buxhetit sipas zerave. Ministria e Shendetesise se bashku me institucionet e vartesise ka hartuar projektbuxhetin per vitin 2011. Ne total per vitin 2011 tavani i parashikuar per Ministrine e Shendetesise eshte 28 miliarde e 245 milione leke. Ne vitin 2010 jane alokuar 25 miliarde e 872 milione leke pra ne vitin e ardhshem buxheti do te kete nje rritje ne masen 9 - tha Spahia.
Keshtu ndarjet e parashikuara shkojne per paga dhe sigurime 2.475 milione leke shpenzime te tjera korente 1.740 milione leke shpenzime kapitale te brendshme 2.916 milione leke shpenzime dhe kapitale te huaja 1.377 milione leke si dhe transferta e buxhetit per ISKSH-ne 19.737 milione leke. Per vitin e ardhshem zevendesministri Bardh Spahia deklaroi se shendetesia ka bere nje shperndarje programore te sektorit shendetesor ne kater fusha kryesore konkretisht per programin e planifikimit administrim-menaxhimit programi i kujdesit shendetesor paresor programi i kujdesit shendetesor spitalor po keshtu edhe per programin e sherbimit te shendetit publik. Sipas ndarjeve sektori i menaxhimit shendetesor eshte nje program i cili mbulon formulimin e politikave dhe strategjive te sektorit hartimin e kuadrit ligjor dhe standardeve per sigurimin e sherbimeve mjekesore. Ne kete program eshte pozicionuar aparati i Ministrise se Shendetesise QKEV QKCCSA. Ne kete fushe shpenzimet per pagat jane te parashikuar ne masen 150 milione leke. Per pjesen qe financon Ministria e Shendetesise perfshin institucionet nacionale klinikat stomatologjike universitare. Ndarja sipas zerave per kete fushe paraqet shpenzime per personelin 40 milione leke. Shpenzime per mallra dhe sherbimet paraqiten ne masen 20 milione leke. Programi i kujdesit spitalor mbulon sherbimet dhe shpenzimet e disa institucioneve si Qendra e Konservimit te Gjakut Tirane Njesia e Transportit me Helikopter spitali Psikiatrik Elbasan Vlore dhe Shkoder. 410 milione leke shkojne per kete ze. Shendeti publik mbulon sherbimet e shendetit publik sherbimet e promocionit vaksinimit. Shpenzime per personelin jane parashikuar 1 miliard e 510 milione leke. Shpenzime per mallra dhe sherbime 660 milione leke. Ne kete sektor do te kete rritje te buxhetit per kontrollin e ujit te pijshem per situaten epidemiologjike dhe mjedisore.
Do te kete serish rritje pagash
Nga viti i ardhshem punonjesit e shendetesise do te kene nje tjeter rritje page prej 4-5. Rritja e parashikuar nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor eshte parashikuar ne buxhetin e vitit te ardhshem. Drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana u shpreh Buxheti i ISKSH-se per vitin 2011 eshte parashikuar ne shumen 27.4 miliarde leke ose me nje rritje krahasuar me vitin 2010 prej 7. Me kete rritje behet e mundur rritja tjeter e pagave te punonjesve te shendetesise mesatarisht 4-5. Rritja do te kete dhe per zerin e rimbursimit te barnave per te cilat parashikohet te perdoren 6.7 miliarde leke. Lidhur me shpenzimet aktuale drejtoresha e ISKSH-se u shpreh Gjate vitit 2010 pritet te shpenzohen rreth 25.6 miliarde leke. Gjate ketij viti u be e mundur rritja e pagave te te gjithe sektorit te shendetesise nga 2000 leke ne muaj per infermieret dhe 4.000-5000 leke ne muaj per mjeket. Aktualisht pagat e punonjesve te shendetesise krahasuar me vitin 2005 jane mbi 2 here me te larta. Madje per mjekun e familjes pagat ne zonat malore e te thella malore arrijne ne 80.000-90.000 leke ne muaj. Ndersa pagat e mjekeve ne zonat qendrore arrijne ne mbi 50.000 leke ne muaj. Nepermjet paketes se sherbimit ne paresor mbulohen pothuaj te gjitha nevojat e popullates per kete sherbim.