E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshi Pipa fut mediat ne vorbull citimesh

O bandill, te lumte bitha!

Ajo i shpjegon te gjitha.

Jane vargjet e fundit qe gjenden ne kapitullin Appendix, 2 - Veneriada, te botimit te Arshi Pipes, ato qe sipas te gjitha gjasave, ka dashur te vere ne dukje kryeministri Berisha kur dy dite me pare i sugjeroi kreut socialist qe te lexoje, si nje pergjigje ndaj serialit te editorialeve te ketij gushti pushimesh.

Ky kapitull ka dhe nje material shpjegues ku thuhet: "Nepermjet lutjeve te Nene Terezes, Arberia nje grua afer te gjashtedhjetave eshte lejuar te vizitoje Sketerren e Dantes. Duke pershkruar qarkullimin e fundem te sajin, Arberia ndeshet me Hoxhen, i cili duke nderprere grindjen e tij ideologjike me Stalinin, i hakerrohet Arberise. Kjo e mallkon". Dhe me tej vijojne vargjet qe permbyllin kapitullin dhe vepren e Arshi Pipes, "Albanian stalinism" ("Stalinizmi shqiptar").

Si nisi

Gjate mbledhjes se radhes te Qeverise, kryeministri ka komentuar editorialet qe Edi Rama publikoi ne shtypin e shkruar, te publikuar edhe nga "Koha Jone", duke shpotitur kryesocialistin. Ne fund te replikes ne distance, Berisha tha: "Lidhur me pjesen tjeter te editorialit nuk kam koment. Une do t'i sugjeroj rivalit apo publicistit Rama te lexoje vepren e Arshi Pipes "Albanian stalinism". Pergjigjja ime jane dy vargjet e fundit, me te cilat mbyllet ajo veper, qe une ketu nuk mund t'i citoj. Jane dy vargje per Enver Hoxhen, te cilat ai t'i lexoje vete dhe uroj qe sot ne darke, krahas habereve te akshamit, te dale edhe letra tjeter e re".

Mediat ne vorbull

Ne perpjekje per te gjetur cilat ishin vargjet qe Berisha i ofronte Rames qe t'i lexonte nga Arshi Pipa, disa te perditshme cituan si me poshte:

"Krushqevi ju foli hakun:

Atij veren, ju kapakun!

Stalinuc i Shqiperise,

Pac haram qumesht e sise!

pac mallkimin e nje neme:

Pizeveng, doc i sateme

Ne fakt, sikunder u publikua dhe dje nje leter nga kryeministri, ky i fundit nuk kishte pasur ne mend ato vargje, madje kishte kerkuar me heret nga mediat qe te mos nxitoheshin te gjenin vargjet.

Leter nga Kryeministri

Berisha u dergoi dje, nje leter sqaruese drejtuesve te disa te perditshmeve shqiptare, lidhur me publikimin sot, te disa artikujve qe i referohen fjales se Kryeministrit ne mbledhjen e qeverise. Berisha ne letren per drejtuesit e Gazeta Shqiptare, Standard, Metropol, Mapo dhe Shqip, i kujton faktin se "ne to ishin cituar vargje nga vepra e Arshi Pipes, te cilat, sipas jush, jane pikerisht vargjet qe une i sugjerova t'i lexonte dje zotit Rama dhe t'i pranonte ato si pergjigjen time ndaj letres se tij te hapur te radhes.

Me kete leter Berisha u thote drejtuesve te ketyre mediave se deshiron t'i garantoje se "vargjet qe ju citoni ne gazetat tuaja nuk jane absolutisht asnjeri nga dy vargjet qe une perzgjodha dhe i sugjerova zotit Rama per t'i lexuar si pergjigjen time ndaj letres se tij. I bindur se gazetaret ne vepren e Pipes "Stalinizmi Shqiptar" do te perzgjidhnin sipas shijeve te tyre vargje te tjera nga ato qe une kisha ndermend, dje iu luta atyre qe ata te mos i lexonin dhe te mos ju referoheshin fare vargjeve te librit ne fjale. Meqenese kete kerkese nuk e keni marre parasysh, une njerezisht ju lutem juve, te botoni ne gazetat tuaja kete sqarim timin", - perfundon letra e kryeministrit.

Letra

Berisha u dergoi dje, nje leter sqaruese drejtuesve te disa te perditshmeve shqiptare, lidhur me publikimin sot, te disa artikujve qe i referohen fjales se Kryeministrit ne mbledhjen e qeverise.

Pipa

"Nepermjet lutjeve te Nene Terezes, Arberia nje grua afer te gjashtedhjetave eshte lejuar te vizitoje Sketerren e Dantes. Duke pershkruar qarkullimin e fundem te sajin, Arberia ndeshet me Hoxhen".

Sugjerimi

"Une do t'i sugjeroj rivalit apo publicistit Rama te lexoje vepren e Arshi Pipes "Albanian stalinism". Pergjigjja ime jane dy vargje me te cilat mbyllet ajo veper, qe une ketu nuk mund t'i citoj. Jane dy vargje per Enver Hoxhen, te cilat ai t'i lexoje vete dhe uroj qe sot ne darke, krahas habereve te akshamit, te dale edhe letra tjeter e re".

Appendix, 2.Veneriada

Nepermjet lutjeve te Nene Terezes, Arberia nje grua afer te gjashtedhjetave eshte lejuar te vizitoje Sketerren e Dantes. Duke pershkruar qarkullimin e fundem te sajin, Arberia ndeshet me Hoxhen, i cili duke nderprere grindjen e tij ideologjike me Stalinin, i hakerrohet Arberise. Kjo e mallkon.

H. Shqiperi, tri here te shita

edhe borxhet ti resita!

Si shperblim ti cfare me dhe?

As edhe nje mauzole!

A. Mauzole une s'te bera

qe te mos i dukej vera

Nuk e pe c'pesoi yt mjeshter?

Kembeshkurter kjo genjeshter.

S. c'nunuris kjo palo femer?

Nuk e di ke shklet me thember?

Kur mustaqet un i vrenja

Eurazise'i dridhej rrenja!

A. Sot jo me. Lepin sot plaget

nga Katynet, nga gulaget.

Te perrnjerrin sot mbi rrase

proletar'e te paklase

H. Po u c'faj i kam atdheut?

Pse ja dola Skenderbeut?

Shqiperi, une te bera,

une, me vithet e gjera!

S. O bandill, te lumte bitha!

Ajo i shpjegon te gjitha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›