Topalli Fialkova nje luftetare ne rrezimin e regjimeve komuniste ne Evropen Lindore
Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli zhvilloi sot homazhe në mjediset e ambasadës çeke në Tiranë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ambasadores së Republikës Çeke në Shqipëri, znj. Marketa Fialkova.
Në emrin e saj personal por edhe të Kuvendit të Shqipërisë, znj.Topalli shprehu ngushëllimet ndaj familjes së ambasadores Fialkova si dhe Republikës Çeke.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi kontributin e ambasadores Fialkova në rrëzimin e regjimeve komuniste në vendet e Evropës Lindore ndërsa tha se shqiptarët kanë humbur një mbështesë të madhe të Shqipërisë.
Znj. Topalli shprehu vlerësimin për figurën e ambasadores çeke duke lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimeve.
Në prononcimin e saj për mediat, Kryetarja e Kuvendit u shpreh:
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë por edhe në emrin tim personal erdha këtu për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta, Republikës Çeke, familjarëve të ambasadores çeke.
Marketa ishte një mike e shqiptarëve.
Natyrisht, unë e konsideroj veten me fat që kam qenë një mike e saj. Ajo ka qenë një besimtare e madhe tek Evropa, tek mrekullia që sjell liria, ajo ka qenë një luftëtare bashkë me shumë luftëtarë të tjerë në rrëzimin e regjimeve komuniste 20 vite më përpara, në Evropën Lindore, ajo e kuptonte Shqipërinë dhe e ka mbështetur pa reshtur dhe pa asnjë rezervë Shqipërinë sepse besonte se vendi ynë është evropian. Mbështetja e saj nuk ka munguar asnjëherë.
Unë kam humbur një mike, shqiptarët kanë humbur një mbështetëse të madhe të Shqipërisë.
I lutem Zotit që shpirti i saj të prehet në paqe!”