Kontratat e reja, ulje kamatevonesave deri ne 0.1%
Qytetaret te cilet neglizhojne me faturat e energjise elektrike por edhe ata te cilet nuk mund ti paguajne ato ne kohe per shkak te angazhimeve te shumta, nga mesi i shtatorit e ne vazhdim nuk do te kene kamatevonesa te kripura. Kjo do te vleje edhe per bizneset, pasi kontratat e reja parashikojne nje ulje te saj.
Kamatevonesa
Brenda muajit shtator konsumatoret e energjise do te njihen me faturen dhe kontraten e re qe do te kene me operatorin e shperndarjes. Enti Rregullator i Energjise ka perfunduar draftin dhe drejtues te ketij institucioni japin detajet. Nje nder detajet kryesore eshte ai i uljes se kamatevoneses me 0.4 per qind ne dite. "Kontrata e cila eshte ne fuqi e ka per cdo dite mospagese qe kalon daten e percaktuar ka 0.5 per qind ne dite te vleres se fatures dhe jo me shume se sa vlera totale e asaj fature e cila eshte debitore. Me draftin e ri eshte planifikuar te jete 0.1 per qind ne dite te vleres se fatures dhe gjithashtu po shihet mundesia qe te mos jete ne masen 100 per qind te vleres se fatures debitore" thote drejtori Juridik i ERE, Eduard Elezi. Te dhenat tregojne se prej muajsh konsumatoret ankohen per futje ne fature te diteve jashte periudhes nje mujore. Kontrata e re pritet ta rregulloje faturimin e padrejte. "Faturimi do te jete 30- ditor dhe do te lexohet perkatesisht ne datat 28, 29, 30 dhe sipas rastit 31 te muajit aktual"- tha Elezi.
Kontratat
Aktualisht eshte hartuar drafti i ri i cili parashikon ndryshimet e kontrates, por kjo e fundit do te diskutohet edhe me palet e tjera perpara se te behet miratimi perfundimtar i saj. "Ne do te zhvillojme edhe seanca publike. Pergatitjet tona jane qe te zhvillohen ne tre rrethe. Ne date 5 shtator eshte séance perfundimtare qe do te zhvillohet ne Tirane ku do te jene te ftuar te gjithe institucionet dhe te gjithe shoqatat te cilat kane shprehur dhe do te shprehin opinionet e tyre. Brenda muajit shtator do te kete nje vendimmarrje nga bordi i komisionareve per miratimin e kontrates mes kompanise se shperndarjes, CEZ Shperndarja, dhe qytetareve konsumatore te energjise elektrike"- tha drejtori Juridik i ERE, Eduard Elezi. Te dhenat tregojne se ne te gjithe Shqiperine jane rreth 900 mije konsumatore te energjise elektrike. Ne vitin 2010 rreth 55 per qind e energjise elektrike qe u hodh ne rrjet u perdor nga familjaret. Rrethi qe konsumon me shume eshte Tirana.
Favoret
Risia ne kontrate do te jete ne favor te qytetareve dhe bizneseve, te cilet jane konsumatore te energjise. Parashikohet qe ne kontraten e re te fiksohen pergjegjesite qe ka "CEZ Shperndarje" per standardet dhe cilesine e energjise qe con tek konsumatoret fundor, si qytetaret apo edhe bizneset. Kjo do te thote se nese klienteve te "CEZ Shperndarje" u shkaktohen deme ne aparatura per shkak te cilesise se furnizimit me energji, ato do te paguhen nga kompania, nese kjo gje vertetohet. Per shkak te cilesise se dobet te furnizimit me energji, shume bizneseve u jane shkaktuar deme materiale. Deri tani marredhenia mes "CEZ Shperndarje" dhe konsumatoreve te saj bazohet ende ne kontrata e vjetra, te cilat jane nenshkruar para privatizimit te kesaj kompanie ne fillim te 2009-es. Per kete problem edhe drejtues te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes kane deklaruar publikisht se probleme te tilla do te shmangen ne momentin qe do te nenshkruhen kontrata e reja.
Kerkohet permiresimi i kontrates
Luhatjet e energjise kane demtuar bizneset ne nje mase te konsiderueshme. Nga nje studim i kryer nga Konfindustria rezulton se cilesia e dobet e furnizimit me energji ka demtuar makineri dhe pajisje te sipermarrjes private kundrejt nje vlere prej 23 milione eurosh. Konfindustria prej gati nje viti ka ndermarre nismen per domosdoshmerine e permiresimit te kontrates se furnizimit me energji elektrike per bizneset. Nje veprim i tille behet vecanerisht i domosdoshem ne kushtet kur sistemi i shperndarjes te energjise elektrike ne Shqiperi ka kaluar ne pronesi private, duke filluar nga viti 2009. Aktualisht, bizneset paraqesin shqetesime te shumta per cilesine e furnizimit, ku permendet niveli, luhatjet e tensionit, nderprerjet e shpeshta dhe te papritura, etj. Mbeshtetur ne studimin e kryer nga Konfindustria per kostot ekonomike te shkaktuara nga cilesia e furnizimit me energji elektrike del, se ne vitin 2010 per sektorin industrial demi i perllogaritur ne lende te para, procese teknologjike, makineri dhe pajisje te demtuara dhe/ose te blera, si dhe koha e shpenzuar tejkalon shifren prej 23 milione eurosh.
Detyrimet e kompanise
Ulje e kamatevoneses nga 0.5 % ne 0.1%
Faturimi do te jete 30- ditor dhe do te lexohet perkatesisht ne datat 28, 29, 30
Furnizuesit i del per detyre qe te furnizoje konsumatorin 24 ore me energji elektrike pa nderprerje, me perjashtim te rasteve te avarive dhe remonteve te planifikuara.
Per remontet e planifikuara ai ka per detyre te njoftoje kohen e percaktuar te nderprerjes, ne menyre qe konsumatori te marre masa.
Per defekte dhe avari do te percaktohen limite.
Nga ana tjeter, parashikohet qe te futet edhe zhdemtimi.
Kjo ne rast se ekspertiza pohon se shkak i demeve ka qene furnizuesi
Ndersa per cilesine e furnizimit do te vendosim norma per nivelin e tensionit dhe tregues te tjere te cilesise.
Shoqeria e Shperndarjes mban regjistrin e nderprerjeve per te gjitha llojet e nderprerjeve te permendura, i cili duhet te permbaje: Origjinen e nderprerjes, shkakun e nderprerjes.
Cdo nderprerje e furnizimit me energji elektrike te konsumatorit, ne sistemin e shperndarjes, e cila zgjat me shume se 3 minuta, konsiderohet nderprerje e gjate dhe cdo nderprerje e furnizimit me energji elektrike te konsumatorit, ne sistemin e shperndarjes, e cila zgjat me pak se 3 minuta, konsiderohet nderprerje e shkurter.
Detyrimet e qytetarit
Te kryeje pagesat e energjise elektrike
Parashikohen penalitete per te gjitha abuzimet e konstatuara
Te mos nderhyhet tek matesit elektrike apo te kete demtim te tyre
Te mos nderhyhet ne rrjetin elektrik
Faturimi dhe pagesa do te bazohen ne sasite e programuara te kontrates sipas gjithe programeve te zbatueshme te livrimit per muajin perkates. Kur dhe nese te dhenat behen te disponueshme dhe konfirmojne qe sasite aktuale te energjise elektrike te livruar dhe te marra ndryshojne nga ato te caktuara ne programet e livrimit, faturimi dhe pagesa do te rregullohen per te pasqyruar cdo devijim mes sasive te kontrates dhe livrimeve aktuale.
Sonila Isaku