E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryhet transplanti i dyte ne QSUT

Afrim Kajoshi nga Shkodra është 40 vjeçari i cili një muaj e gjysmë më parë iu nënshtrua transplantit të veshkës në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë .Mjekët e shërbimit të Urologjisë dhe Nefrologjisë e kanë konsideruar këtë ndërhyrje si shumë të vështirë, por edhe ndër më të suksesshmet për vetë faktin se pacienti pas ndërhyrjes ka dhënë një sërë problemesh të cilat kanë kapërcyer me sukses.
Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, ka përgëzuar ekipin realizues për suksesin, duke e cilësuar transplantin si arritje e madhe shkencore e mjekësisë shqiptare. Mjekësia shqiptare ecën paralelisht me arritjet e vendeve më të përparuara, tha ai.

"Sot për mjekët e urologjisë dhe nefrologjisë eshte dite e gezueshme për ketë ndërmarrje të madhe që kemi kryer. Pavarësisht se gjatë këtyre kohëve kemi pasur disa probleme për nisjen e operacioneve, ne i kishim dhënë fjalën këtij vendi që do të realizonim transplantin dhe ai u bë. Sot pacienti është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe del prej pavionit. Kjo falë bashkëpunimit unik të mjekëve të urologjisë dhe nefrologjisë", tha prof. Nestor Thereska, shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, duke kerkuar edhe mjekëve të tjerë, si ata të kardiologjisë, hepatologjisë, bashkëpunim dhe kryerje të transplanteve. Po keshtu, ai kërkoi edhe një mbështetje në buxhet për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve të rëndësishme.

Nga ana tjetër, prof. Mustafa Xhani tregon se ky ishte një nga transplantet më të vështira që mund të kryhej edhe në klinika të Evropës dhe kjo falë një profesionalizmi të arritur gjatë këtyre viteve. "Gjatë ndërhyrjes problemin më të madh e pata me veshkën e shëndetshme që po hiqja nga motra e Afrimit. Ndërkohë që ky i fundit ishte i rriskuar dhe i detyruar për të kryer atë ndërhyrje. Sot, Afrimi është mirë falë edhe një kujdesi nga mjekët nefrologë por edhe ekipi i mjekëve reanimatorë të urologjisë", tha ai.

Për mjekun Myftar Barbullishi rasti i Afrim Kajoshit ka qënë ndër më të vështirët për t'u trajtuar pasi dy ditë pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale ka dhenë një sërë komplikacionesh të cilët kërkonin vëmendjen maksimale për t'u kapërcyer. Ky operacion është cilësuar si një nga arritjet e mjekësie shqiptare gjatë viteve të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›