E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsim për të gjithë

Nga Express më 30 prill 2011 në ora 12:27

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), duke filluar nga data 2 deri më 8 maj, shënon Javën e Aksionit Global për Arsimin për të Gjithë, me temën “Arsimim për gratë dhe vajzat” nën moton “Po, ajo mundet!”

Fushata Globale për Javën e Arsimit për të Gjithë është aktivitet i shpallur nga UNESKO dhe çdo vit mbahet në javën e fundit të prillit.

Kjo javë tashmë organizohet nga mbi 200 vende të botës me aktivitete të ndryshme me qëllim të promovimit të së drejtës për arsim. Njësia për të Drejtat e Njeriut e MASHT-it iu ka sugjeruar shkollave që t`i bashkëngjiten fushatës botërore, me qëllim të promovimit të së drejtës themelore për arsim.

Gjatë kësaj jave, shkollat do të realizojnë aktivitete të ndryshme edukativo-arsimore, në përputhje me temën e përcaktuar nga UNESKO-ja.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›