E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt jetik për Deçanin

Nga Express më 30 prill 2011 në ora 11:49

Punimet për realizimin e projektit për kanalizimin e ujërave të zeza të komunës së Deçanit, që është cilësuar si projekt jetik për banorët e kësaj ane, po vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe deri tani çdo gjë po ecën sipas parashikimeve.

Sipas drejtorit të Urbanizmit, Ramë Melaj, në fazën e dytë, dinamika e punimeve është shtuar dhe momentalisht po punohet në disa pika në fshatin Llukë e Epërme. “Është duke u punuar në tri pika në fshatin Llukë e Ulët dhe nëse nuk paraqiten probleme gjatë implementimit të këtij projekti, besoj se do të arrijmë që ta finalizojmë projektin brenda këtij viti”, ka thënë Melaj.

Mbikëqyrësja e punimeve, arkitektja Hyse Dinaj, thotë se pos disa problemeve të vogla nga shembja e dheut në disa pjesë të fshatrave ku tashmë ka përfunduar kanalizimi, probleme të tjera nuk janë paraqitur.

Për finalizimin e këtij projekti, të ndara janë 1 milion e 700 mijë euro, ndërsa sipas drejtorit Melaj, për finalizim në tërësi nevojiten 2 milionë euro, si shkak i paraqitjes së punëve shtesë në terren.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›