Arsimi, funksioni i munguar i shtetit
Me funksion të munguar nuk nënkuptoj pamundësinë për të ofruar shërbim arsimor cilësor, atje ku për shkaqe objektive ekonomike shteti nuk arrin të mundësojë arsim modern sipas standardeve të miratuara nga ai vetë. Edhe pse si prind dhe ekspert i arsimit ndjej dhimbje për ata fëmijë ose të rinj që nuk arrijnë të marrin edukimin që meritojnë sot, në fillim shekullin 21, sërish, prirem të besoj se nuk do të jetë e largët dita kur ky handikap nuk do të ekzistojë më, qoftë dhe se jetojmë në Evropë, atje ku besimi në vlerat e arsimit përbën, ndoshta, një nga ideologjitë më të rëndësishme dhe më të përhapura.
Mëson mirë ai që mëson këndshëm
Të mësosh këndshëm. Nëse shteti siguron këtë, atëherë mund të besojmë se ai po e plotëson funksionin e tij kushtetues. Dhe teoria e efektivitetit arsimor sugjeron një bashkësi faktorësh që e bëjnë nxënien të këndshme. Disa prej tyre varen nga mësuesit, të tjerë nga shkolla dhe familja, por ka dhe nga ata që janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit. Në këtë shkrim, lexuesit i ofrohen të dhëna nga kërkimi, që i përkasin sferës së vendimmarrjeve shtetërore.
Strukturë organizative e çuditshme
Me këtë çudi, lexuesi i interesuar mund të njihet nëse kërkon në portalin e të dhënave për arsimin e 31 vendeve evropiane (http://www.eurydice.org). Nga konsultimi rezulton se dhjetë vende i organizojnë nivelet arsimore sipas modelit 4+(5/6)+3; tri vende përdorin modelin 5+(3/4)+4; njëmbëdhjetë vende kanë zgjedhur modelin 6+(2/3/4)+(2/3), ndërsa shtatë vende kanë strukturë më të thjeshtë (7/8)+ (4/3). Shqipëria i ka organizuar nivelet e shkollimit sipas modelit 5+4+3, që është i dallueshëm nga çdo model evropian (!) Nuk dihen argumentet që përdorën zyrtarët për të pranuar këtë strukturë. Them nuk dihet, pasi nuk mund të ekzistojnë argumente të tilla. I kujtoj lexuesit faktin se kur MASH vendosi të ndryshojë strukturën organizative të sistemit arsimor (çuditërisht duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërisë), vendet e zhvilluara orientuan ndryshimet duke rikonceptuar kohën mësimore jo mbi bazën e vitit mësimor, por mbi bazën e ciklit mësimor 2-3 vjeçar. Kjo ka bërë p.sh., që arsimi fillor në 22 vende evropiane të ofrohet gjatë 4 ose 6 viteve. Sistemi i mbështetur në ciklin dyvjeçar siguron më shumë kohë për të diferencuar, individualizuar dhe ndjekur ritmin e rritjes dhe të pjekurisë së nxënësit. Kjo shmang dhe nevojën për përsëritjen e vitit, praktikë kjo që indukton ndjenjën e dështimit pa adresuar dhe pa nënvizuar problemin.
Koha mësimore: Shifra që skandalizojnë!
Tani do t‘i referohemi një burimi tjetër prestigjioz (http://www.oecd.org/), për t‘u njohur me një fakt tjetër, që lidhet me kohën mësimore. Ky element është tregues i rëndësishëm i mundësisë së nxënësve për të nxënë dhe i burimeve publike të investuara në arsim.
Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), që grupon vendet lider në nivel botëror (22 prej tyre janë në Evropë) publikoi para pak kohësh periodikun vjetor "Education at a glance 2008", botim që paraqet arritjet e 30 vendeve sipas një pakete prej 29 treguesish arsimorë. Sipas këtij botimi, në vendet e OECD nxënësit, gjatë 8 viteve të para të arsimit të detyruar, zhvillojnë mesatarisht 6907 orë mësim në vit (fq. 414). Ndërkaq, informojmë lexuesin se ora e mësimit në këto vende përmban plot 60 minuta.
Për të parë si normohet ky tregues te ne, për këtë le t‘i referohemi Udhëzimit Nr. 32, datë 28.08.2008 të ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Sipas Udhëzimit, nxënësit tanë, të moshës 7-14 vjeç, gjatë 8 viteve të para të arsimit të detyruar zhvillojnë 6755 orë mësimi. Por në dallim nga bota, te ne, ora e mësimit qarkon 45 minuta. Nëse e konvertojmë në orë të plota, ky numër bëhet 5066. Kështu që nxënësit tanë, gjatë 8 viteve të arsimit të detyruar, marrin 1841 orë mësimi, ose rreth 7 muaj, më pak se shokët e tyre të 22 vendeve evropiane. Thuajse një vit shkollor (!!)
"Krahasuar me treguesit e ngarkesës për vendet e OECD, ngarkesa mësimore aktuale e nxënësve tanë është shumë e lartë. Prandaj reforma kurrikulare duhet ta trajtojë me përparësi aspektin cilësor të mësimnxënies në raport me atë sasior, si dhe t‘u sigurojë nxënësve më shumë kohë, të kultivojë tek ata shprehitë eksperimentuese, të rritë ambicien për kërkim e të zhvillojë operacionet mendore të analizës dhe sintezës gjatë procesit mësimor". Këto i thotë MASH në "Strategjia kombëtare e zhvillimit të arsimit parauniversitar 2004 - 2015", e hartuar me asistencën e vyer të donatorëve. Shikoni Udhëzimin e mësipërm të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, për të kuptuar se si ka reflektuar MASH pas 5 viteve.
Teksti shkollor, ëndërr e bukur
Mbingarkesa e teksteve ka krijuar në shkolla një mjedis të nxëni mbytës. Nxënësit kanë humbur interesin ndaj dijes, (rreth 10% e tyre kanë braktisur shkollën), mësuesit lodhen dhe nuk shijojnë frytet e punës, prindërit shohin çdo ditë që fëmijët e tyre ose nuk studiojnë më, ose studimi i tyre nga burim kënaqësie që do duhej të ishte, zë gjithë kohën e lirë dhe nuk jep frytin e pritur.
Për të ilustruar idenë e teksteve të mira, po i referohem modelit anglez. Gjatë arsimimit p.sh., në klasat/vitet 7-8-9, nxënësit zhvillojnë disa lëndë, prej të cilave po veçoj ato të matematikës dhe shkencës. Për këto dy lëndë, nxënësit përdorin tekste për 3 vite shkollore. Ndërsa, në vendin tonë, për 3 vitet, nxënësit përdorin plot 12 tekste për lëndët matematikë, kimi, biologji, fizikë!!!
Me të drejtë lexuesi mund të hamendësojë mos ndoshta tekstet angleze janë voluminoze. Nuk është kështu. Numri i faqeve i teksteve angleze KS3 Mathematics lëviz rreth 200 faqe të formatit A4. Në shkollën tonë, një nga tekstet Matematika 9 ka 256 faqe të një formati pak më të vogël se A4. Edhe në shkallën e vështirësisë, analiza tregon se sasia e koncepteve në Matematikë dhe Shkencë është thuajse e krahasueshme, me dallimin që nxënësit tanë detyrohen të vërtetojnë teorema (çka arrihet nga deri 3% e kontingjentit). Nuk po ndalem në krahasimin e aspekteve që dallojnë tekstin anglez, ose çdo tekst tjetër evropian, nga tekstet tona, të tilla si: strukturimi i përmbajtjes, paraqitja e koncepteve, cilësia e përgjithshme e formulimit të tekstit, përshtatja e teksteve me karakteristikat e grup-moshës etj., etj.
Sintezë
Nëse struktura organizative e sistemit arsimor nuk ndihmon diferencimin e nxënies dhe nuk ndjek ritmin e pjekurisë së nxënësit, nëse koha gjatë së cilës realizohet nxënia reduktohet ndjeshëm dhe vëllimi i informacionit që ofrohet si normë në programe dhe tekste tejkalon ndjeshëm fuqitë perceptuese të nxënësve, atëherë çfarë duhet tjetër për të pohuar se arsimi rezulton sot funksion i munguar i shtetit?