"Tigri i bardhë"
Aravind Adiga ka lënë pas Amitav Gosshin. Kurse konkurrenti tjetër, Selman Rushdi nuk ka hyrë as në pesëshen e finalistëve
Shkrimtari indian, Aravind Adiga, ka fituar çmimin e rëndësishëm anglez me romanin e tij të parë "The white tiger" ("Tigri i bardhë") në edicionin e sivjetshëm të Booker Prize, një nga çmimet më prestigjioze letrare në botë.
Vetëm dy autorë të tjerë para tij kanë arritur të fitojnë çmimin me një roman debutues. Ndërkaq, 33-vjeçari Adiga cilësohet edhe si një prej fituesve më të rinj në historinë e këtij konkursi. Shkrimtari indian ka fituar edhe një çek prej 50000 sterlinash, të cilat do t‘i dorëzohen në një mbrëmje gala në Londër. Si edhe herë të tjera në historinë e këtij çmimi, pas vlerësimit, parashikohet edhe një rritje e shitjes së librit. Organizatorët e Booker, kanë thënë se fituesja e edicionit të shkuar, Anne Enright, ka shitur rreth 500000 kopje të romanit të saj "The gathering", pikërisht falë çmimit.
I ka takuar Aravind Adiga, që me "Tigri i bardhë" të marrë sadisfaksionin për të lënë pas Amitav Gosshin. Kurse konkurrenti tjetër, Selman Rushdi nuk ka hyrë as në pesëshen e finalistëve.
Romani Adiga-s tregon Indinë moderne, përmes një optike të veçantë: rrëfimi një sipërmarrësi përballë Kryeministrit kinez, i cili gjendej për vizitë në Indi. Ai i tregon Kryeministrit se kishte lindur shumë i varfër, i rrëfen shndërrimin e tij, fillimisht në një vrasës e më pas në një biznesmen brilant.
"Gjithë urrejtje dhe me një përzierje humori të egër e kërcënues, "Tigri i Bardhë" është një udhëtim i jashtëzakonshëm nëpërmjet Indisë së re. Aravind Adiga është një talent që duhet pasur parasysh", kishte thënë kritika për të, ende para se të merrte çmimin.
"Fondamentalisti rezistues"
"Ndryshe nga pjesa më e madhe e romaneve indianë, që mund të keni lexuar kohët e fundit, "Tigri i bardhë", propozon një imazh thelbësor, thumbues, të pa kultivuar të vendit. Enti i turizmit indian ndoshta nuk do të jetë i kënaqur për këtë; por ju do ta lexoni me një frymë dhe do të mbeteni të mrekulluar prej tij".
Shkurt, "Tigri i bardhë"
I ulur në skrivaninë e tij, sipërmarrësi autodidakt, Balram Halwai, i quajtur "Tigri i bardhë", shkruan shtatë letra të hapura, drejtuar Kryeministrit kinez, i cili po përgatitet të vizitojë Indinë. I tregon për origjinën dhe historinë e jetës së tij: historinë e një djali, i cili vjen prej shtresës më të varfër të shoqërisë, që nga një fshat i baltosur në Indi (ku "çdo lajm i mirë kthehet në një lajm të hidhur me shumë shpejtësi") mbërrin në Nju Delhi, ku gjen pallate me drita verbuese, makina të drejtuara prej shoferëve të dobët, ndalojnë nëpër bordellot e luksit, nëpër të cilat shesin trupin prostitutat bionde të Evropës Lindore. Këtu, në lagjen e re të Gurgaon-it, Balram Halwai asiston në korrupsionin e vazhdueshëm dhe të pandalshëm të padronit të tij, asimilon mentalitetin dhe nuhat se ekziston një mënyrë për t‘ia mbathur prej "burgut" të varfërisë, ajo është të kryesh një vrasje apo të vjedhësh. Falë punës së tij të palodhshme, pas vakteve të ngrëna shpejt, falë një kodi moral të adaptuar prej nevojës produktive, e mbi të gjitha duke aplikuar rregullat në bizneset e ndërmarra fillimisht prej z. Ashok, ish- shefit të tij, i cili ka vdekur tashmë, suksesi për "Tigrin" nuk vonon. Për sa i përket së ardhmes, gjithçka mbetet për t‘u parë: ndoshta mund të investojë një pjesë të kapitalit të tij në një shkollë për fëmijët e varfër në Bangalore: një shkollë mbushur plot me Tigra të bardhë, në të cilën të mos flitet as për Gandin e as për 36 milion hyjnitë indiane.
Me romanin e tij të parë, Aravind Adiga, na drejton pas kuintave të Indisë, në të përditshmen e saj, "shining India" e ekonomisë së re dhe e teknologjive më të fundit, e rritjes marramendëse të ekonomisë, të konsumit të shfrenuar të pak indianëve, duke përshkruar me mjaft ashpërsi dhe sarkazëm prapaskenat e errëta, materialet dhe moralin shndritës.