Hetim, por dhe qeveri ndërkombëtare
Sa herë që mes së vërtetës dhe Kryeministrit krijohet një humnerë e thellë, sa herë që në shtratin e kësaj humnere rrjedh lumë demagogjia e hipokrizia dhe sa herë që me demagogji dhe hipokrizi Kryeministri kërkon të fshehë kërcunjtë e shtrembër të gënjeshtrës, korrupsionit e paaftësisë, ai nga njëra anë e humnerës zë e buzëqesh. Si humorist rruge dhe folklorist amator, ai rrëmon ku është batuta pa shije, ku është shakaja që i mungon kripa, ku është qasja naive e radhës ndaj asaj çka diskutohet dhe përpiqet të hidhet në anën tjetër të humnerës. Pastaj në rresht, në rreshtin uniform, të rregullt e të pazëshëm që rëndom gjendet te bagëtitë e urta që ofrojnë lesh, mish e qumësht, rreken të kërcejnë të gjithë të tijtë; në fillim ata që e besojnë verbërisht, pastaj ata që e kuptojnë se po drejtohen verbërisht, po nuk ua mban ta pohojnë një gjë të tillë dhe në fund fare edhe ata që nuk e duan Doktorin, por nuk kanë nga t‘ia mbajnë. Shumica përsërisin në korr atë që ka thënë një çast më parë solisti i tyre dhe e bëjnë një gjë të tillë edhe kur përfundojnë në fund të humnerës së hipokrizisë, gënjeshtrës dhe arrogancës që të jep pushteti. Pushteti i tyre i deligjitimuar. Pushteti i tyre qesharak. Pushteti i tyre tragjik.
Kryeministri është goxha pjellor. E tillë është fantazia e tij. E fundit në radhë ishte shpikja e tij për hetimin ndërkombëtar për prokurorinë. Rreshtoi gjithë trupin diplomatik të akredituar në Tiranë dhe sajoi për ta anekdotën zyrtare të Tiranës që do të bëjë për të qeshur Brukselin e më gjerë dhe do të trishtojë gjithë ata që kanë vendosur të jetojnë në Tiranë e jo ta kërkojnë fatin gjetkë, si fjala vjen në Romë, në Qipro apo në Holandë.
E thënë me fjalë të tjera, Kryeministri nuk ka më besim te prokuroria shqiptare dhe tek Ina. Në fakt, nuk ka besim te gjithë drejtësia shqiptare. Dhe këtu ai bën pjesë në atë mazhorancë dërmuese të shqiptarëve që mendojnë se drejtësia shqiptare çalon në të dyja këmbët. Edhe zonja Topalli, kloni i tij në variant femëror, besohet se mendon njëlloj me ustain e madh. Të dy bashkë e nisën shkuesinë me Ina Ramën nën emrin e Silvia Kontit, por seritë e fundit të filmit që po luhen me Kryeprokuroren si protagoniste, nuk po iu pëlqejnë as njërit dhe as tjetrit. Por Ina nuk ka faj. Njëlloj siç nuk ka faj pasqyra se pse përpara saj ka figura të deformuara. Që në jurisprudencë i quajnë figura krimi.
Ina nuk ka faj sepse shpërtheu Gërdeci dhe u vranë ata të mjerët që ndodheshin në shtëpitë e tyre, apo që kishin shkuar të fitonin bukën e gojës për shtëpitë e tyre në fabrikën e vdekjes, Ina nuk ka faj që Berisha vetë, ministrat e tij dhe fëmijët e tij janë bërë objekt i hetimit politik, mediatik, moral e ndoshta shumë shpejt edhe penal. Ina nuk ka faj që gishti i akuzës së qytetarëve tashmë e ka denoncuar me emra e mbiemra klanin e babëzitur, ashtu siç nuk ka faj që ky shtet llamarine, është marrë peng nga një birbo që vjen vërdallë nëpër botë, duke gënjyer ku gjen provincialë me ëndrra ende të kyçura me "Tutius" në valixhe druri ngjyrë jeshile. Ndaj duhet spostuar Ina, ndaj i duhet kujtuar me anë të altoparlantëve publikë e privatë, se skenari i "Oktapodit" italian, është lexuar deri diku mirë edhe në Tiranë.
Por Kryeministri ka dhe një ves të keq. Çfarë e konsideron të mirë për veten nuk heziton të kërkojë ta marrë, por pa ia ofruar kurrë këtë mundësi kundërshtarëve të tij. Dhe këtu nuk e kam fjalën për atë që ai e quante gjë të mbarë dhe të dobishme politikisht që të mallkonte, fyente dhe inkriminonte fëmijët e ish-zyrtarëve socialistë dje, as që ai e quan të pamoralshme që t‘ia krahasojnë njerëzit pranë tij me epitete të frymëzuara nga klika e dikurshme sllavo-komuniste e Millosheviçit. Për të gjitha këto, ai kërkon hetim ndërkombëtar. Ky togfjalësh magjik që mbledh në vetvete gjithë bindjen dhe besimin tonë në botën e qytetëruar, duhet të përdoret edhe në raste të tjera. Edhe për diçka më të thjeshtë. Dhe për diçka fare konkrete. Prej më shumë se një muaji, bashkë me një kolegun tim socialist, jam denoncuar se kam rrahur një numër - nuk e kujtoj sesa - të oficerëve të Gardës së Republikës. Ndodhi në ditën kur doja të çoja në Kuvend atë që njeriu nga Gërdeci i Doktor Saliut u çoi fermerëve në fushat e tyre; kallinjtë e misrit pa kokrra. Sipas standardit të vetë Doktorit, dua të kërkoj dhe unë hetim ndërkombëtar për këtë rast. Të merret shënim dhe të numërohen kokrrat e kallinjve që kisha me vete, të ekspertohet se nga cila zonë e Shqipërisë vinin ato, të vlerësohet nëse kallinjtë mund të konsiderohen armë e rrezikshme, të ribëhet raporti mjekësor i "viktimave" të mia. Të gjitha këto akte të bëhen nga hetues të huaj. Pa pasur këto të dhëna dhe të tjera që refuzoj t‘i bëj publike në këtë moment, nuk do të pranoj kurrë të hetohem dhe të paragjykohem politikisht se ato kallinj do t‘i vendosja në tryezën e Topallit që t‘i merrte me vete nëse i hynin në punë, se me to do të kërcënoja vetë suksesin e rritjes së GDP-së së Kryeministrit apo se me to do të krahasoja kontributin e vogël në fushën e bujqësisë të ministrit të Bujqësisë. Por nuk do të mbarojë këtu. Pas kësaj do të kërkoja dhe një qeveri ndërkombëtare për vendin. As unë dhe as shumica e shqiptarëve nuk besojmë te kjo qeveri që kemi. Nuk besojmë mënyrën se si ata shpenzojnë paratë publike, si i transferojnë në xhepat e tyre apo në bankat e huaja, si ata garantojnë sigurinë kombëtare, nuk na pëlqen mënyra se si tallen me gjithë shqiptarët dhe nuk na pëlqejnë miqësitë e tyre të dyshimta me ata që u mbaron rregullisht mbiemri me "iç". Sepse nuk na pëlqen të dëgjojmë se si nëpër Tiranë i ndryshojnë dhe emër mbiemër vetë Kryeministrit që tashmë e quajnë pa drojë: Salih Berishiç.
Le ta propozojë këtë Kryeministri përpara trupit diplomatik në Tiranë dhe deri në verën e vitit të ardhshëm, gjithë shqiptarët, do ta duartrokasin, pavarësisht se në çfarë mënyre i shqiptojnë mbiemrin.