E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi, nis sot shpërndarja e teksteve shkollore

TIRANE-  Shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme pritet që të nis ditën e sotme, më 29 gusht. Kjo e hënë përkon edhe me nisjen e punës së mësuesve, pasi të gjithë arsimtarët e kanë detyrim fillimin e punës.

Shpërndarja e teksteve këtë vit shkollor nuk do të bëhet më si më parë, ku nxënësit i blinin librat nëpër librari por do kenë mundësinë ti blejnë në shkollat ku ata ndjekin mësim. Ndërsa për sa i përket subvencionimit të teksteve mësimore do të ketë përjashtime për disa kategori fëmijësh, ashtu si vitin e kaluar.
PROJEKTI
Ndërkohë që të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare shumë shpejt do të pajisen me kodin e tyre personal, i cili do t'i ndjekë përgjatë gjithë viteve të arsimimit të tyre. Kjo është një nga nismat më të fundit që do të fillojë të zbatojë Ministria e Arsimit, për të shmangur kështu të gjitha falsifikimet që mund t'u bëhen dokumenteve të institucioneve arsimore, e në veçanti diplomave. Por ky projekt do të jetë dhe një lehtësim edhe për vetë nxënësit dhe studentët pasi me kodet e tyre personale ata mund të kërkojnë të dhënat në rrjet, një praktik kjo që bëhet në të gjithë botën, duke mos e pasur të nevojshme të kërkojnë nëpër sekretaritë mësimore vërtetime shkolle apo listë notash. Gjithsesi në vendin tonë, si bëjnë të ditur specialistët kjo është një nismë në hapat e saj të parë dhe duhet ende kohë që të finalizohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›