E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: Rama ne krye te PS, shkelje e statutit

“Pas një humbjeje të hidhur të zgjedhjeve në qershor, kryetari i Partisë Socialiste ka nisur një fushatë energjike për të kritikuar rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë Kongresit post zgjedhor të Partisë Socialiste, në fund të gushtit, anëtarët e Partisë Socialiste zbuluan se çdo përpjekje për të larguar Ramën nga kreu i PS-së ishte pothuajse e kotë. Me objeksione sporadike dhe në minorancë, të gjithë forumet e partisë, strukturat dhe kryetarët lokalë të PS mbështesnin Ramën të rikandidonte edhe pse kjo ishte qartësisht në kundërshtim me statutin e PS. Rama justifikoi vendimin për rikandimin e tij “si shkak i situatës së jashtëzakonshme të një qeverie ilegjitime që vodhi votat e shqiptarëve”. Vendimi për të bojkotuar bazohej në një afat kohor të paqëndrueshëm, për tezën e “luftës kundër së keqes” dhe u kushtëzua nga një listë me kërkesa që ndryshonin në mënyrë të vazhdueshme. Askush në Partinë Socialiste nuk e dinte se kur do fillonte. Ajo çfarë është e qartë është se PS nuk do të marrë kurrë atë që kërkon dhe Rama nuk disponon një strategji për të dalë nga skema e bojkotit. Me një koalicion PD- LSI në Tiranë me një sistem aktual zgjedhor bashkautor i të cilit është vetë Rama dhe me një luftë që Rama i ka deklaruar kundër tre kryeministrave Berisha, Meta e Nano, çdokush në vend po kryqëzon gishtat, duke shpresuar që Rama të mos bojkotojë zgjedhjet vendore.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›