E Shtunë, 31 Tetor 2026

Central Bërthamor në Shqipëri, Wikileaks: U alarmua Greqia e Mali i Zi

TIRANE-Në një tjetër mesazh diplomatik të ambasades amerikane në Tiranë, të publikuar se fundmi nga Wikiliks, vete ambasadori i atehereshem Withers informon departamentin amerikan të shtetit mbi propozimin e kryeministrit Sali Berisha për të ndërtuar një impiant për energjinë bërthamore, që shkaktoi reagime nga fqinjët tanë.
Bëhet fjalë për një raportim të përjavshëm të Withers, I datës 16 nentor 2007, ku ambasadori permend premtimin e atehershem të Berishës per ta transformuar Shqiperine ne nje superfuqi energjitike ne rajon e afte per te eksportuar energji te sigurt dhe te lire. “Por ky propozim ka alarmuar Greqine dhe Malin e Zi, ndërsa i është dukur interesant Italisë. Europarlamentari grek Kopa ka shprehur shqetesime lidhur me këtë, ndersa presidenti i Malit te Zi, Vujanovic theksoi se qeveria e tij kerkon me shume informacione sa I perket ketij propozimi kaq te diskutueshem”-shprehet Ëithers në këtë mesazh te publikuar nga Wikiliks.
Sipas tij, propozimi i Berishës, konsiderohej nga Italia si një shans për të mos u humbur, dhe do të ishte tema kryesore e vizitës së kryeministrit të atëhershëm Prodi në Shqipëri.

(d.b/e.rusi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›