Topalli dhe Ina Rama ne fokus te SHBA
“Jozefina Topalli është kryetarja e pare femër e parlamentit dhe ka udhëtuar më shumë se çdo qeveritar tjetër, se fundmi për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vendet e Organizatës Islamike. Ka dhe disa në partinë e saj që nuk e durojnë dot ndikimin që ajo ka te kryeministri. Me hyrjen e karrierës së kryeministrit në muzg politik, aktivizimi i saj në rritje duket si një pozicionim për ta përcaktuar vetën si pasardhëse, shumë kohë përpara se të hapet lufta për pushtetin dhe kreun e partisë. Hetimet për Gërdecin janë testi i pare për kryeprokuroren e emëruar se fundmi, Ina Rama. Aftësia e saj për te udhëhequr një hetim te kujdesshëm e transparent ne kushtet e një kaosi dhe presioni politik, do te jete jetësor për zgjidhjen e krizës aktuale te besimit. Me aktoret kryesore te qeverise aktualisht te mbrojtur nga imuniteti, ajo po përballet me sfida politike dhe ligjore, për te vazhduar deri ne fund me efektivitet hetimin, pavarësisht, se ku te çon ai.”