E Diel, 1 Nëntor 2026

Martens pro PD-së: Bojkoti i anëtarëve socialistë në KQZ, i papranueshëm

epp-martensTiranë- Lidhur me situatën e fundit krijuar në KQZ pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho, dhe dorëheqjes edhe të dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialsite në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Kryetari i Partisë Popullore Evropiane (EPP), ëilfried Martens, e ka dënuar atë që ai e quan, bojkot të KQZ-së nga anëtarët socialist.

Sipas Martens, është i drejtë balancimi i institucionit zgjedhor:Riorganizimi ka një rëndësi të madhe për të ruajtur ekuilibrin brenda KQZ-së, e cila është përcaktuar në bazë të marrëveshjeve ndërpartiake dhe ligjeve mbi zgjedhjet të hartuara me ndërmjetësimin e OSBE/ODIHR-it.  Çdo përpjekje për të ndryshuar balancën për të cilën është rënë dakord, që 4 anëtarë të KQZ-së të propozohen nga qeveria dhe 3 nga opozita, është një përpjekje për të destabilizuar tërë sistemin zgjedhor dy muaj para zgjedhjeve. Në këto rrethana, tërheqja e anëtarëve socialistë të KQZ-së është e papranueshme”, shtoi ëilfried Martens. 

“PPE mbështet fuqishëm kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike dhe është e bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojnë një hap vendimtar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”, përfundon  Martens deklaratën e tij.

Reagon Rama: Sali i PPE-së s’e shpëton dot Saliun e PD-së

“Saliu i PPE flet per KQZ si te ishte vegel e partive! Por ligji flet ndryshe. SHBA e BE po ashtu. Saliu i PPE se shpeton dot Saliun e PD:-)”,- ka reaguar kryesocialisti Rama në Twitter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›