Arsimtari sulmon drejtorin
Është sulmuar fizikisht drejtori i shkollës së mesme të bujqësisë "Faik Konica”, në Ferizaj, Xhevat Aliu.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10, kur edhe është njoftuar policia në stacionin e Ferizajt. Zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, rreshter Behxhet Krasniqi e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes, përkatësisht ka shkuar në shkollën e bujqësisë "Faik Konica".
Sipas dyshimeve të para që ka krijuar policia, personi M.M. 56 vjeçar, në sallën e arsimtarëve të kësaj shkolle ka sulmuar fizikisht drejtorin e saj, Xhevat Aliun, 46 vjeçar.
Burime të konfirmuara mirë thonë se drejtori i shkollës është sulmuar nga arsimtari i edukatës fizike në shkollën fillore "Gjon Serreçi”, në Ferizaj, Mejdi Maliqi.
Shkak i këtij sulmi fizik mbi drejtorin e shkollës thuhet të ketë qenë kërkesa për regjistrim në këtë shkollë të vajzës së arsimtarit.
Zëdhënësi Krasniqi ka thënë se arsimtari që ka sulmuar drejtorin është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin publik të Prokurorisë Komunale në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Zëdhënësi ka thënë se lënda për këtë rast është dërguar në Gjykatën Komunale të Ferizajt.