E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë Maminasit. Një makinë tip Benz e shërbimeve funerale "Genti" ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas informacioneve është plagosur rëndë shoferi i makinës i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›