E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Art pa kufij dhe vendlindje qe s'harrohet", ne MHK

Fundjava ka sjelle per publikun kryeqytetas ekspoziten e piktorit Aurel Gjoni, "Art pa kufij dhe vendlindje qe s'harrohet", ne Muzeun Historik Kombetar. Tematika qe trajtohet ne pikturen e Gjonit bazohet ne trajtimin e figures se femijes qe tregon te ardhmen e jetes ne vazhdim. Temat dhe trajtimet e ndryshme te piktorit sjellin larmi dhe kendveshtrime te reja. Aurel Gjoni ka lindur ne vitin 1968 ne qytetin e Fierit. Talentin e vet qe ne femijeri e zhvilloi ne vendlindje nga pedagoge si Josif e Liljana Droboniku. Pas konkurseve vazhdon shkollen artistike per pikture " Jakov Xoxa " ne Fier. Ne vitin 1988 arrin te hape ekspoziten e pare vetjake ne Himare. Odise Goro shkruan per piktorin e ri artikullin me titull: "Mblodhi me penel ngjyrat e bregut". Me pas, ne tetor te vitit 1990, Aureli perfaqeson veten ne nje tjeter ekspozite personale ne qytetin e Sarandes. Kjo ekspozite e beri te njohur artistin pertej kufijve. Pikurat e kesaj ekspozite tashme ndodhen ne shtetet; Angli, Holland, Greqi, Gjermani, SHBA etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›