Historia e artit britanik shfaqet ne Shqiperi
Ekspozita e Koleksionit te Keshillit Britanik, e njohur si "Muzeu pa mure" qe udheton ne vende te ndryshme te botes, vjen edhe ne vendin tone per t'i sjelle publikut shqiptar historine e zhvillimit 30-vjecar te artit britanik. Ne nje konference per shtyp, Drejtori i Galerise Kombetare te Arteve, Rubens Shima tha se ekspozita pasqyron pjese nga te gjitha qendrimet me ne ze te artit britanik 30-te vitet e fundit. "Ekspozita fillon me artistet me te vjeter te ketij koleksione e deri tek ata me te rinjte. Pjese e ekspozites jane edhe grupi 'artistet e rinj britanik' qe thyen nje lloj tradite te diskursionit te artit ne artet pamore", - tha Shima. Nje prej artisteve qe me krijimet e tij eshte pjese e koleksionit eshte Mattee Franks, skulptor qe punon me material industrial te prodhimit ne seri, si dhe me material te konsumit te perditshem. Franks zhvilloi edhe nje sesion te hapur per artistet dhe studentet ku i njohu me artin modern britanik. "Punimet e mia jane krahe punimeve te shume emrave qe ne kohe kane ndihmuar ne krijimtarine time", - tha Franks.
Organizuar nga Vodafone Albania
Organizuar nga Vodafone Albania