Arta Dade dhe kompleksi i lidhjeve të saj me krimin e organizuar
Ndërkohë që kjo javë ende nuk është mbyllur, i solli politikës shqiptare të tjera histeri socialiste që me shumë zell dhe mundim tentuan t’i nxijnë faqen vendit përballë syve të ndërkombëtarëve. Një përpjekje e dështuar që nuk u mbyll kaq lehtë, pasi domosdoshmërisht ishte e nevojshme të nxirreshin shkaktarët e vërtetë dhe në krye të kësaj piramide antikombëtare, qëndroi për 2 ditë me radhë Edi Rama dhe falangat e tij shoqëruese. Pikërisht, gjatë këtyre dy ditëve, opinioni publik shqiptar u njoh me një nga veprimet më të paprecedentë në historinë politike të vendit, pas kërkesës së Arta Dades drejtuar Komisionit të Verifikimit të Mandateve në Këshillin e Evropës, për ngrirjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar dhe përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm i rëndësishëm dhe njëkohësisht një hallkë domethënëse në vendimmarrjen e Bashkimit Evropian. Mirëpo, qëllimi i vërtetë i demonstrimit të kësaj sjellje të panjohur më parë, ka një zanafillë shumë të qartë, atë të shpërfilljes dhe penalizmit të aspiratave të Shqipërisë, për hir të interesave të vogla politike të kryesocialistit, të cilit po i shkojnë pas mendjes edhe disa mercenarë, lidhjet e të cilëve zbulohen vetëm pas papafingos së eksponentëve kriminalë. Kërkesa për përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, ishte një kërkesë e zezë e dordolecëve majtistë për të ngrirë aspiratën e përbashkët të shqiptarëve, për klasifikimin e Shqipërisë në listën e bardhë të lëvizjes së lirë “Schengen”. Aksioni politik për një anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian u provokua të penalizohej nga Edi Rama dhe CO, vetëm e vetëm që kjo të shërbente si një moment presioni ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore, për të klasifikuar vendin në precedentë të rrezikshme, të cilat nuk sjellin gjë tjetër veç destabilitetit demokratik. Filli i këtij aksioni të zi, sigurisht që ka një stimul dhe ato janë lidhjet me krimin dhe bandat e rrezikshme kriminale, krerët e cilave prej vitesh dergjen në burgje, mirëpo perdja e politikës ka shpëtuar disa eksponentë të caktuar që ende gjallojnë në politikën shqiptare dhe përditë e më shumë po i sjellin asaj probleme nga më të ndryshmet. Pavarësisht, dyshimet janë shuar. Qëndrime të tilla në sy të faktorit ndërkombëtar, bëhen me qëllim shmangien e vëmendjes nga situata aktuale politike dhe fshehja e bojkotit të zi, të Edvin Kristaq Ramës, që po çon PS-në drejt djegies së mandateve. Si kamerdare shpëtimi këtë herë ai përdori Arta Daden, e njohur në analet diplomatike si avokate e denjë e mbrapshtësive dhe fenomeneve të krizës politike në anën tjetër....