E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kërkesa e Edi Ramës për përjashtim nga KiE zgjoi një përçmim te Asambleja Parlamentare”

Reagon përfaqësuesja e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Lajla PërnaskaPartia Demokratike dënoi edhe njëherë dje tentativat e Edi Ramës për përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës. Përfaqësuesja e delegacionit shqiptar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lajla Përnaska, u shpreh sot se kërkesa e Edi Ramës për të nxjerrë Shqipërinë jashtë radhëve të KiE, është një veprim sa i shëmtuar aq edhe i paprecedentë në historinë e vendit. Sipas deputetes demokrate një kërkesë të tillë institucioneve ndërkombëtare mund t’ua drejtojë vetëm një antishqiptar me frymë të theksuar kundër aspiratave të vendit dhe shqiptarëve në tërësi.“Dua të përcjell para jush faktin që akti i shëmtuar dhe antikombëtar, për përjashtimin e Shqipërisë nga KiE, i organizuar me paramendim nga Edi Rama e pinjollët e tij, zgjoi një përçmim të madh në Asamblenë Parlamentare të KiE. Nga të gjithë kolegët parlamentarë të të gjithë delegacioneve të vendeve anëtare të KiE-së, ky akt u dënua si tejet i ulët, aq sa dhe vetë ai që duke shfrytëzuar rregulloren e Asamblesë Parlamentare, kërkoi në ditën e parë mos ratifikim e kredencialeve të delegacionit shqiptar, e kuptoi se ku kish rënë dhe se ishte mashtruar dhe u detyrua të nesërmen që i pari të votojë për kredencialet e pamohueshme të delegacionit shqiptar, u shpreh Përnaska, duke shtuar se kërkesa për përjashtimin e Shqipërisë, nga një institucion ndërkombëtar, në të cilin vendi ynë është anëtarësuar nga të parat vende në rajon, që në qershor 1995, Edi Rama faktoi më qartazi se kurrë, se izolimi i Shqipërisë është trashëgimia më e zezë nga etërit e tij historike dhe biologjikë”. Deputetja demokrate, duke dënuar edhe një herë më shumë forcë këtë akt sa të shëmtuar, aq dhe të padenjë, i bën thirrje deputetëve të PS të dënojnë antikombëtarizmin e Kryetarit të tyre dhe të pinjollëve të tjerë nën petkun e tij. “Dua të theksoj këtu se, ndër të tjera zonja Dade deklaroi në takimin e saj, se zgjedhjet janë shitur nga komisionerë të korruptuar të PS. Ky është një akt tjetër i rëndë mos mirënjohjeje ndaj mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të ndershëm të PS që me netë e ditë të tera u përkushtuan ndaj partisë së tyre, ndaj bindjes së tyre dhe tani marrin si shpërblim akuzën me të rëndë dhe me absurde pikërisht nga kryetari i tyre. Edhe një herë theksoj se ky akt i fundit i Edi Ramës, dhe përpëlitjet e turpshme, e të dështuara të dështuara të tij, për të penguar Shqipërinë në procesin e saj të integrimit, shënon  përballjen me kërkesën zyrtare më antishqiptare të bërë përgjatë gjithë historisë tonë të 20 viteve të fundit”, tha ajo. Përjashtimin, tha Përnaska, mund ta kërkojnë vetëm segmente antishqiptare. “Por, nga ana tjetër, me një unanimitet më solid se kurrë, KE mbështeti fuqishëm kredencialet e Shqipërisë, si dhe konfirmoi një mbështetje të palëkundur në vazhdimin e forcimit të shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe integrimin e shpejtë të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian”, deklaroi më tej ajo....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›