Tiranë,zjarr në një banesë, digjet 66-vjeçari

Një zjarr ka përfshire një banesë private në Tiranë, banese e cila ndodhej pranë shkollës "Partizani". Për pasojë ka mbetur i shkrumbuar nga flakët nje 66-vjeçar, Pajtim Zeqo.
Viktima sipas policisë ishte i paralizuar dhe nuk ka mundur të dalë. Në momentin e aksidentit në shtëpi ndodhej dhe bashkëshortja e tij Lindita Zeqo e cila është plagosur rëndë.
Zjarri sipas policisë ka ndodhur në mesnatë. Një grup hetimor po heton për shkaqet të cilat ende mbeten të paqarta.