Arta Dade, miqësi me organizatën terroriste që ka shkaktuar 10 vdekje dhe mbi 20 plagosje

PD i kujton deputetes socialiste se duhet të japë llogari për lidhjet e saj me “bombën e parë terroriste” në BallkanDetajimi i lidhjeve me fijet e rrezikshme të krimit të organizuar e ka kthyer grupin parlamentar të Partisë Socialiste, kryq e tërthortë të dyshuar si të infiltruar në afera të rrezikshme, pas të cilëve fshihen kapobandot ai Aldo Bare dhe Orik Shyti. Përgjimet telefonike të Dondollakut, të realizuara nga policia italiane, inkriminojnë jo vetëm deputetët socialistë, por edhe kryetarin e tyre, Edi Rama. Kryesocialisti lakohet gjerë në një bisedë telefonike me pjesëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi” të Orik Shytit, si i ndodhur në pozita të vështira, për shkak të rrezikut permanent të humbjes së mandatit si kryetar i bashkisë së Tiranës. Nisur nga këto fakte të cilat po gjallojnë në opinionin mediatik shqiptar, Partia Demokratike bëri dje një tjetër denoncim, duke deklaruar se eksponentë të Partisë Socialiste mbajnë lidhje të forta me krimin e organizuar dhe organizata terroriste, pavarësisht se krerët e këtyre bandave famëkeqe ndodhen pas hekurave të drejtësisë shqiptare. Duke marrë shkas nga lidhjet e ngushta familjare të deputetes socialiste apo të njohur ndryshe si diplomatja e Edi Ramës Arta Dade, selia blu dënon implikimin e politikës me bandat më të rrezikshme kriminale që kanë vepruar në vend gjatë qeverisjes socialiste, e njohur kjo edhe si periudha e lulëzimit të tyre. Në këtë drejtim, zëdhënësja e Partisë Demokratike, u shpreh se prej tre ditësh me radhë me fakte të pakontestueshme, mediat shqiptare provuan akuzat e mëparshme të Partisë Demokratike se djali i Arta Dades, Alban Dabulla është anëtar i organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”“Siç e kemi ndjekur në media Orik Shyti në një deklaratë të shpërndarë shprehet se është krenar për miqësinë e tij me Alban Dabullën, i cili nga ana e tij po në një njoftim publik për mediat deklaron se është krenar për miqësitë e shëndosha tek të cilat e ka orientuar nëna e tij e për të cilat i është mirënjohës pikërisht nënës së tij. I kujtojmë opinionit publik se kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjëse për vendosjen e autobombës së parë në Ballkan. Kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjëse për vdekjen e 6 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Mbi këtë miqësi të shëndoshë rëndojnë 10 vrasje të tjera për të cilat është dënuar nga drejtësia shqiptare me vendime të formës së prerë në mënyrë të përsëritur. Ndërkohë që Arta Dade dhe djemtë e saj ndajnë trofetë e krimeve të shëmtuara të kësaj organizate”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, duke vërejtuar se janë pikërisht lidhjet me krimin dhe morali i krimit që e detyrojnë ndrikullën Dade që në emër të Edvin Kristaq Ramës, i lidhur edhe ky këmbë e krye me këtë organizatë siç faktojnë dosjet e hetimit të prokurorisë italiane, t’i kërkojë Strasburgut përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, duke përfaqësuar kështu jo vullnetin e socialistëve shqiptarë por atë të falangave terroriste. Zëdhënësja e selisë blu shtoi më tej se “PD i kërkon publikisht përpara shqiptarëve Arta Dades të shpjegojë për dëshmitë e fundit që faktojnë lidhjet e saj familjare me organizatën terroriste ‘Hakmarrja për Drejtësi’”....