E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti, vendimmarrje e gabuar, PS duhet të përfshihet në procesin parlamentar

Ish-presidenti Rexhep Meidani dënon aksionin politik të Edi RamësBojkoti i parlamentit nga ana e Partisë Socialiste, kurrsesi që nuk ka lënë një shije të mirë te përfaqësuesit e kësaj force politike që aderojnë në të. Tema kryesore ditore e politikës është bërë sjellja rrugaçërore e PS, në një kohë kur fare mirë këto energji mund të shfrytëzoheshin për aspiratat me interes kombëtar, siç është liberalizimi i vizave dhe jo për hir të disa tekave personale të një individi pa kurrfarë formimi politik. Kësisoj, një nga eksponentët e afërt të Partisë Socialiste shprehet kundër aksionit politik të Edi Ramës, për të lënë opozitën jashtë dyerve të parlamentit. Ish presidenti Rexhep Meidani shprehet se e ka parë si tepër të gabuar që në krye të herës, bojkotin parlamentar të Partisë Socialiste. “Unë besoj se ishte një vendimmarrje relativisht jo e drejtë vendimmarrja e Partisë Socialiste për të bojkotuar që në fillim parlamentin. Duhet të përfshihesh në procesin parlamentar, për të realizuar pikësynimet kryesore, në mënyrë të veçantë transparencën për procesin zgjedhor dhe kjo transparencë mund të zhvillohej në parlament nëpërmjet një komisioni hetimor”, u shpreh Meidani. Meidani mendon se pavarësisht se i vonuar, Presidenti i Republikës mund të jetë i vetmi institucion që mund të ulë palët në dialog. “Duhet të ishte pjesë e kësaj zgjidhjeje që kohë më parë. Megjithatë, mendoj se atë rol ai tani mund ta luajë ende, madje më lehtë nisur nga rezoluta e Këshillit të Evropës. Në gjykimin tim është një ngërç që duhet të zgjidhet. është një ngërç që nuk i shërben Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare”, tha Meidani. Në vijim të reagimeve dhe akuzave në drejtim të kryesocialistit Edi Rama, krahas deputetëve të LMN, të cilët kanë marrë edhe garancinë e socialistëve evropianë për të thyer bojkotin, në të njëjtën linjë qëndrimi shprehet edhe ish presidenti Rexhep Meidani. Ish kreu i shtetit, mbi bazën e një arsyetimi moral me të drejtë deklaron se bojkoti nuk i shërben askujt, madje përkundrazi penalizon aspiratën e përbashkët të shqiptarëve. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›